Pompeo shpall (përsëri) luftë. Këtë herë kundër opozitës së vendit të lartmadhërisë

nga George Galloway.

Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet e popujve të tjerë është me të drejtë dicka e urryer nga të gjithë ata që kujdesen për sovranitetin kombëtar dhe principin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të të tjerëve.

Më me siguri, kur vendi në fjalë nuk është vetëm aleat i juaj, por siç është shprehur shpesh edhe nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në vizitën e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, është aleat i juaj më i afërt me të cilin jeni në një “marrëdhënie të veçantë”.

Megjithatë, ndërsa presidenti javën e kaluar u zotua për besnikëri para Mbretëreshës në Pallatin Buckingham, Sekretari i tij i Shtetit Mike Pompeo, ju zotua fshehurazi udhëheqësve hebrenj të SHBA-së se ai planifikonte veprime që do ndalonin liderin opozitar Jeremy Corbyn të mbreterisë së lartmadhërisë së saj. Një veprim tërësisht i hapur, flagrant dhe i pacipë që synon shkatërrimin e demokracisë britanike. Nuk ka se ku të shkojë më shumë se kaq.

Një regjistrim jashtë kamerave dhënë për udhëheqësit hebrenj gjatë një takimi në Nju Jork, u zbulua këtë javë.

Në përgjigje të një pyetjeje – në vetvete një përgojim grotesk – “Nëse zgjidhet Corbyn, a do të ishit ju i gatshëm të punonit me ne për të ndërmarrë veprime nëse jeta do vështirësohej për hebrenjtë në Mbretërinë e Bashkuar?” Në regjistrimin e bërë Pompeo përgjigjet – “Mund të ndodhë që z. Corbyn të arrijë të futet dhe të garojë në proçesin e vështirë dhe të zgjidhet. Eshte e mundur. Ju duhet ta dini se ne nuk do të presim që ai të bëjë ato gjëra që të nisë kthimin prapa. Ne do të bëjmë më të mirën e pozitës që kemi. ”

“Do jetë tepër e rrezikshme, shumë me rëndësi dhe shumë e vështirë pasi kjo të jetë kryer”.

Regjistrimi që u publikua nga Washington Post tregon se kjo deklaratë lufte kundër Partisë Laburiste të Britanisë u prit me duartrokitje të forta dhe të gjata.

Përgjigjja nga Partia Laburiste ishte vërtet e qetë: “Orvatjet e zyrtarëve të Presidentit Trump për të vendosur se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, janë një ndërhyrje krejtësisht e papranueshme për demokracinë e Mbretërisë së Bashkuar”.

Premisa e rëndë se nëse në pushtet do vinte pacifisti Jeremy Corbyn “jeta do vështirësohej për hebrenjtë e Britanisë”, ose po qe se demokracia britanike që është ndërtuar prej një kohe të gjatë dhe shoqëria civile e mirë zhvilluar do të toleronin një kërcënim të tillë, atëherë qëllimi i synuar i Pompeos do dukej i qartë dhe mund tregojë se SHBA tashmë po e shkatërron demokracinë në Britani.

Megjithatë, ashtu siç dihet se znj Merkel tashmë është një mike e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, nuk është më garanci kundër veprimeve armiqësore dhe të paligjshme. Ishte xhentili Barak Obama dhe jo brutali Donald Trump që përgjonte telefonin e saj personal – një veprim i paligjshëm për të cilin akoma nuk është kërkuar falje, ndërsa kërkesat e Gjermanisë për transkriptet janë mohuar.

Fushata pambarim dezinformuese kundër z. Corbyn nuk ka ndalur për asnjë ditë dhe orë që kur ai u bë udhëheqës i laburistëve. Ai e ka marrë qëndrimin e tij të vjetër në mbështetje të një shteti demokratik për vendet Izrael dhe Palestinë, ka hedhur poshtë qendrimin e IHRA-s që e paraqet atë si antisemit dhe ka larguar nga vetja dhe ka përjashtuar disa nga aleatët e tij më të vjetër dhe më të afërt për shkelje të këtij definicioni. Por mbështetësit e Izraelit në Britani – dhe ata që po shfaqen në Shtetet e Bashkuara – thjesht refuzojnë të pranojnë ‘ponë’ e Z. Corbyn si përgjigje. Ai vazhdon ende të etiketohet në mënyrë rutinore si një “anti-semit” për krimin e tij se kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Oslos nënshkruar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë më shumë se çerek shekulli më parë.

Shkelja e sovranitetit kombëtar të Britanisë nuk është një vështrim i mirë. Mospërfillja për demokracinë tonë është akoma më keq. Por ironikisht, gjëja më fyese e fjalimit sekret të Pompeos është pozicionimi cinik i bashkësisë hebraike të Britanisë për të goditur Partinë Laburiste. Asgjë nuk mund të jetë më e rrezikshme për një pakicë fetare prej vetëm 250,000 vetësh. Në fakt mund të thoni se është anti-semite nëse e provoni atë./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne