Pompeo u drejtohet diplomatëve amerikanë: Mos kontaktoni me grupet armiqësore iraniane

Faqja informative “Bloomberg” në një raport të saj ka shkruar se sekretari amerikan i shtetit i ka urdhëruar diplomatët e këtij vendi që të mos vendoset në rrezik diplomacia mes Uashingtonit dhe Teheranit, të kufizojnë çfarëdo kontaktesh me grupet armiqësore iraniane.

Siç shkruan faqja informative “Bloomberg”, ky urdhër i sekretarit amerikan të shtetit është dhënë dje (të martën) për të gjitha përfaqësitë diplomatike të Amerikës anë e mbanë botës dhe një kopje e këtij urdhri është siguruar nga ky rrjet informativ. Sipas këtij urdhri të Pompeo-t, në listën e grupeve të ndaluara armiqësore ndaj Iranit përveç grupit terrorist MEK (Organizatës Muxhahedine Khalk”, janë edhe grupet “Partia Kumle” dhe grupi terrorist i armatosur i ashtuquajtur “Lëvizja luftarake për çlirimin e Ahvazit”. Pompeo në këtë urdhër ka deklaruar se kontaktet e drejtpërdrejta të qeverisë së Amerikës me këto grupe “mund të jenë të dëmshme për qëllimet politike të Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Iranit dhe për të trajtuar sjelljet destabilizuese të tij”.

Bloomberg në vazhdim ka shkruar: “Organizata Muxhahedine Khalk e cila më parë ka qenë në listën e organizatave terroriste, i paguante shumë të mëdha parash John Boltonit për fjalimet që ai mbante në takimet e këtij grupi”. Sipas urdhrit të Pompeo, “diplomatët amerikanë nuk duhet të zhvillojnë takime të hapur me dy grupet “Kumle dhe Al-Ahvazija””. Në bazë të kësaj, duket qartë se Amerika dhe regjimi sionist mbështet drejtpërdrejtë këto dy grupe./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne