Porti turistik në Durrës/ Fortuzi: Mungon transparenca për masterplanin, koston e investimit dhe koston e interesit që do të paguajnë qytetarët

Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka reaguar me një status në rrjete sociale për një nga temat më të ndjeshme për opinionin publik në Durrës në dy javët e fundit; ndërtimin e portit turistik nga një investitor arab.

Dekani Fortuzi nënvizon si dy pika kryesore që çalojnë në këtë projekt është fakti se nuk mund t’i ndryshohet destinacioni portit me një deklaratë paraelektorale dhe njëkohësisht ka mungesë transparence.

“Së pari mendoj se Porti i Durrësit është një Port që i përket, jo vetëm i durrsakëve dhe shqiptarëve, por i përket mbarë rajonit si pjesë dhe nyje nevralgjike e koridorit 8-të dhe si i tillë, nuk mund të ndryshohet destinacioni me një deklaratë, apo emocion para elektoral dhe personal.

Së dyti, mungojnë: transparenca në lidhje me masterplanin, firmën apo individin (që prezantohet nëpër media), koston e investimit, afati i vetëshlyerjes, kosto e interesit që do të paguajnë qytetarët shqiptarë etj.” – shkruan Fortuzi.

Nga ana tjetër, ish-drejtori i Tatimeve Durrës shprehet se me një shumë të tillë mund të ndërtohen me dhjetëra porte jahtesh përgjatë gjithë vijës bregdetare, ndërsa nënvizon se duhet një “konsultim i gjerë me grupet e interesit, publikun dhe institucionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Statusi i plotë:

Përshëndetje Miq!

Ka rreth 3 muaj (sapo u dekretua data e zgjedhjeve) qe po diskutohet se Porti i Durrësit, do të kthehet në Port jahtesh.

Sipas mediave, kosto e këtij projekti arrin rreth 2 miliard Euro dhe do të ndërtohet nga një firmë prej Dubai..

Së pari mendoj se Porti i Durrësit është një Port që i përket, jo vetëm i durrsakëve dhe shqiptarëve, por i përket mbarë rajonit si pjesë dhe nyje nevralgjike e koridorit 8-të dhe si i tillë, nuk mund të ndryshohet destinacioni me një deklaratë, apo emocion para elektoral dhe personal.

Së dyti, mungojnë: transparenca në lidhje me masterplanin, firmën apo individin (që prezantohet nëpër media), koston e investimit, afati i vetëshlyerjes, kosto e interesit që do të paguajnë qytetarët shqiptarë etj.

Me 2 miliardë Euro mendoj se në Shqipëri, mund të bëhen me dhjetra Porte jahtesh efektive në mbarë vijën bregdetare nga Konispoli deri në Velipojë dhe jo, të shpenzohen në Portin e Durrësit, i cili është i kompletuar mjaftueshëm me infrastrukturë bashkëkohore.

Jo vetëm investimet për portet, por për çfarëdo lloji investimi strategjik me interes kombëtar, mendoj se ka ardhë koha që të bëhen me transparencë të plotë dhe me konsultim të gjerë me grupet e interesit, publikun dhe institucionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

/DurresLajm

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne