Rajoni

Potoçari, varoset viktima më e re e gjenocidit në Srebrenicë

Në varrezën e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari u bë varrosja e mbetjeve mortore të 71 viktimave të gjenocidit që ndodhi në verën e vitit 1995 në Srebrenicë, i cili cilësohet si tragjedia më e madhe e njerëzimit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të varrosurve është edhe 15-vjeçari Damir Suljiç. Ai u varros pranë babait të tij, gjyshit dhe xhaxhait. Damir (Kemal) Suljiç, eshtrat e të cilit u gjetën në një varrezë masive në Bljeçevë, është viktima më e re e gjenocidit mbi popullin boshnjak në “zonën e sigurisë” të Kombeve të Bashkuara.

Arkivoli i gjelbër me eshtrat e të miturit Damir e ka lëshuar vëllai i tij Bakir dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Në mesin e 71 viktimave që u varrosën në funeralin kolektiv në Potoçari gjenden shtatë të mitur.

OPINIONE

INTERVISTA