Prapaskena e njohjes së Kudsit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Trump

Nga: Hosein Musavian*

Vendimi i Donald Trump për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit duhet të shihet brenda një sfere më të gjerë dhe në lidhje me unionin e sapokrijuar të sionistëve dhe Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme.

Në unionin Rijad-Tel Aviv, Tel Avivi do të shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e tij rreth globit për të kundërshtuar praninë, rolin dhe levat e Iranit në rajon dhe gjithashtu Rijadi do të ndërmarrë disa veprime. Rijadi do të paguajë për këtë kundërshtim, do t’i japë fund çështjes së Palestinës në favor të Izraelit, do të materializojë njohjen e Izraelit si një vend midis arabëve, do të qëndrojë besnik deri në fund ndaj Tel Avivit dhe do të shmanget të qenit vetëm një mik i mirë i kohës.

Lidhjet midis Tel Avivit dhe Shtëpisë së Bardhë dhe situata aktuale e lobit sionist – gjatë presidencës së Trump – duket kështu që është vetëm Tel Avivi ai që ka fjalën e fundit për Iranin, Lindjen e Mesme dhe procesin e paqes. Plani i koalicionit është që së pari të pres bishtin e gjarprit (levat rajonale të Iranit) dhe pastaj kokën e gjarprit (fuqinë e Iranit).

Trump ka mbajtur disa seanca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përpara se të shpallë Kudsin si kryeqytetin e regjimit sionist më 6 dhjetor.

Pothuajse të gjithë anëtarët e KS të OKB-së kundërshtuan vendimin. Megjithatë, Trump nuk i kushtoi vëmendjen as më të vogël ideve të sekretarit të DASH, Pentagonit, apo edhe të këshilltarëve të tij në Shtëpinë e Bardhë. Disa prej deputetëve demokratë dhe republikanë dhe krerët e disa vendeve perëndimore paralajmëruan kundër vendimit, por Trump vendosi të mos marrë në konsideratë asnjë nga ta.

Arsyeja është se regjimi sionist e ka bërë Trump sigurt se marrëveshjet e para [të nevojshme] janë bërë me aleatët arabë-amerikanë, dhe së dyti, disa protesta dhe disa deklarata do të lëshohen [vetëm] për një kohë të shkurtër dhe se do përfunojnë shpejtë.

Izraeli e ka bërë Trumpin të sigurt se shtetet arabe të rajonit janë të lidhura me krizat e tyre të brendshme, vendet si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë në përputhje me një vendim të tillë të bërë nga SHBA dhe Izraeli dhe se palestinezët janë aktualisht në një situatë më të dobët dhe më të pambrojtur sesa kurrë.

Princi i kurorës i Arabisë Saudite Mohamed bin Salman thirri presidentin e Autoritetit Autonom Palestinez]Mahmud Abas disa javë më parë dhe paraqiti një plan paqeje që e tronditi atë. Abas i tha bin Salmanit se plani i tij është edhe më injorant se planet e paqes të sugjeruara nga sionistët. Kudsi si kryeqytet i Izraelit ka qenë pjesë e planit të propozuar nga bin Salman.

“Tani kushtet kanë ndryshuar, nëse nuk mund t’a pranoni planin, do të jepni më mirë dorëheqjen”, i ka thënë bin Salman Abasit. Ai gjithashtu kishte thënë se çdo hezitim në pranimin e planit përfundimisht do të shpinte në njohjen e njëanshme të Kudsit si kryeqytet i Izraelit.

Pavarësia e Kurdistanit të Irakut ishte një plan për të shpërbërë Irakun dhe për të bërë një Izrael të vogël pranë Iranit. Dorëheqja e Saad Haririt ishte një plan për të krijuar një rebelim në Liban dhe për të zhdukur Hezbollahun, rebelimi i Ali Abdullah Saleh [ish presidentit të Jemenit] kundër Huthit [forcat e Ansarallahut] ishte një plan për të hedhur poshtë qeverinë Huthi dhe më në fund sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Sirisë ishin për të dobësuar procesin e përfundimit të krizës siriane dhe për të rindërtuar grupet terroriste, të gjitha këto ishin pjesë e planit të koalicionit për të prerë të ashtuquajturin “bishtin e gjarprit” dhe duke iu falënderuar Zotit, ata nuk patën sukses. Megjithatë, procesi nuk do të ndërpritet asnjëherë dhe disa komplote janë ende në axhendë.

Duke njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, ata janë të vendosur të përjashtojnë zgjidhjen me dy shtete dhe të krijojnë një shtet të vetëm hebre. Shtëpia e Bardhë dhe Tel Avivi janë të përgatitur për protesta në disa vende, por ata mendojnë se protestat do të vazhdojnë vetëm disa javë dhe do të pushojnë së shpejti.

Në rast se analiza e tyre dëshmon të drejtën, së pari, Trump do të jetë i vetmi president amerikan që ka rënë dakord me vendimin e Kongresit të vitit 1995 për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, Trump është në një pozicion të zymtë brenda SHBA dhe ky plan mund t’a sigurojë atë të paktën për një vit tjetër, përderisa lobi sionist do të rezistojë kundër heqjes së tij.

Së dyti, situata e [kryeministrit izraelit] Benjamin Netanjahu në Izrael është, nëse jo më keq, e ngjashme me atë të Trump në SHBA. Pas suksesit në bërjen e Kudsit kryeqytet, hapet mudnësia për të vendosur shtetin hebre të unifikuar. Jo vetëm që do ta shpëtojë Netanjahun nga kriza e akuzave financiare, por gjithashtu do t’a prezantojnë atë si një hero për sionistët.

Së treti, qëndrimi i Tel Avivit për të menaxhuar koalicionin anti-Iran dhe për t’a çuar atë drejt veprimeve të mëtejshme, më të gjera dhe më shkatërruese do të forcohet.

Reagimet e botës islame kundër vendimit të SHBA për të lëvizur ambasadën e saj në Kuds do të kenë efektin më vendimtar jo vetëm në Palestinë, Lindjen e Mesme, Botën Arabe dhe Botën Muslimane, por do të sqarojnë gjithashtu fatin e zbatimit të masave të tjera anti- iraniane.

Reagimi më i mirë diplomatik i Iranit do të ishte kundërshtimi i pushtimit të menjëhershëm të vendeve të shenjta islame nëpërmjet veprimeve të përbashkëta botërore islamike-arabe; përndryshe, çdo lëvizje e paarritshme ose e njëanshme nga ana e Iranit jo vetëm që nuk do të ketë efekte vendimtare mbi situatën e re, por gjithashtu mund të sigurojë që sionistët të kenë një levë të re presioni për të devijuar vëmendjen botërore nga çështja e Kudsit drejt Iranit dhe për të hapur rrugën për masa të mëtejshme kundër Iranit./ PT

*Ish-diplomat iranian dhe studiues në Universitetin Princeton në SHBA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne