Presidenti Erdogan mirëpritet nga qytetarët turq në SHBA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është mirëpritur nga qytetarët turq gjatë mbërritjes së tij në hotelin Peninsula ku ai do të akomodohet në New York.

Erdogan po qëndron në New York të SHBA-ve për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Qytetarët turq që janë mbledhur e kanë mirëpritur presidentin Erdogan gjatë mbërritjes së tij në hotel me flamuj të Turqisë në duar dhe me brohoritje.

Para mbërritjes në hotel Erdogan ka zbritur nga automjeti dhe duke ecur ka takuar dhe përshëndetur qytetarët turq./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne