Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Iranin më datë 7 shtator.
Krahas Presidentit mikpritës, Hasan Ruhani, kreu i shtetit turk do të takohet në Iran edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Pritet që gjatë këtij samiti tresh në Tabriz të merren në shqyrtim zhvillimet e përgjithshme në Siri, me theks të veçantë mbi zonën e Idlibit.
Takimi i parë Erdogan-Putin-Ruhani për Sirinë është realizuar në Soçi të Rusisë, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar; ndërsa i dyti në Ankara, më datë 3 prill./ trt