Presidenti Erdogan takohet me kryeministrin e Shqipërisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar sot në Stamboll me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës ka kryer një takim me Presidentit të Turqisë.

Mësohet se takimi i zhvilluar në rezidencën Huber në Tarabya ka zgjatur afërsisht 1 orë e 10 minuta.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës. Sot takim në rezidencën e Presidentit Erdoğan, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetet sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne