Presidenti palestinez nesër udhëton për vizitë në Moskë

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, nesër do të udhëtojë për vizitë në kryeqytetin rus Moskë, ku pritet të takohet me homologun e tij Vladimir Putin. Siç raporton agjencia e lajmeve ‘TASS’, ambasadori palestinez në Moskë, Abdel Hafiz Nofal, njoftoi se presidenti Abbas do të arrijë në Moskë në mbrëmjen e 12 gushtit.

“Një takim me presidentin Putin pritet të martën dhe para kësaj, Abbas do të vendosë lule në varin e Ushtarit të Panjohur në Moskë”, njoftoi ai.

Më tej, Nofal palestinez tha se vizita treditore e presidentit Abbas do të përfundojë me largimin e tij më 14 gusht, duke shtuar se presidenti palestinez gjatë qëndrimit të tij do të zhvillojë një takim edhe me ambasadorët arab në vend.

Ai gjithashtu tha se tema kryesore e diskutimit Abbas-Putin do të jetë situata aktuale në Rripin e Gazës. “Ata do të flasin për rolin e Rusisë dhe çfarë mund të bëhet. Jemi në një situatë shumë të vështirë dhe Rusia është një vend afër nesh. Duhet të konsultohemi”, shtoi ai.

Fillimisht e planifikuar për 15 nëntor 2023, vizita u shty me kërkesë të palës palestineze për shkak të situatës në Gaza. Sulmi izraelit kundër Gazës ka vrarë të paktën 39.800 palestinezë që nga tetori pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne