Presidenti turk do të zhvillojë një vizitë në Soçi të Rusisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të takohet me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin në Soçi në datën 14 shkurt.

Presidenti Erdoan mori pjesë në një transmetim të drejtpërdrejtë të TRadio Televizionit të Turqisë, TRT dhe iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

Ai tha se Turqia, në politikën e saj të veriut të Sirisë ka si thelb tërësinë territoriale dhe unitetin politik të Sirisë.

“Ne nuk duam përçarjen e Sirisë. Si në punimet me Rusinë, ashtu edhe në ato me Iranin, në këtë pikë, në të gjitha punimet në Soçi e kemi theksuar këtë në mënyrë të vendosur” tha Presidenti i Turqisë.

Një delegacion nga Turqia shkoi në Rusi dhe nga takimet e zhvilluara atje pati një zhvillim pozitiv, tha Erdogan dhe shtoi: “Me këtë zhvillim pozitiv, të gjitha organizatat (terroriste) largohen. Kjo do të sigurojë diçka, pra më parë ishin kthyer rreth 300 mijë sirianë u kthyen në tokat e tyre, kur këto territore të zbrazen (nga terroristët), populli i këtij vendi do të kthehet përsëri në tokat e tij. Do të thuhet filloi rikthimi. Ne tani, me këto hapa që do të hidhen, do të bëjmë planifikimin”.

“Urojmë që bonsensi të triumfojë, të gjithë të përmbushin detyrën” tha Erdoan.

A bëri të ditur se në Siri hynë 23 mijë mauna me armë e pajisje dhe të gjitha armët e kapura ishin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shpjegoi se ndër të tjera organizatat terroriste bën shitjen e armëve.

“Një prej burimeve të tyre financiare është shitja e armëve. Edhe në duart e popullit atje, mund të shihen armë amerikane” tha Presidenti Erdoan.

Ai rikujtoi edhe fjalët e Trumpit për lindjen e lumit Eufrat “do tërhiqemi, po tërhiqemi” dhe shtoi: “Uroj që këtë ta bëjë brenda një kohe të shkurtër. Pasi ne nuk dëshirojmë të jetojmë të kërcënuar. Për këtë arsye, momentin që evidentojmë kërcënimin, do të bëjmë atë që nevojitet, ne kemi bërë çdo përgatitje për këtë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne