Princi saudit: Arabia Saudite nuk mund të reformohet pa një lëvizje të gjerë

Pas përshkallëzimit të pakënaqësisë popullore kundër regjimit Al Saud, një princ saudit ka thënë: Pa lëvizje popullore për liri, dinjitet dhe drejtësi, Arabia Saudite nuk mund të reformohet.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Khaled bin Farhan Al Saud, princi saudit që kundërshton pushtetin në Arabinë Saudite që është me banim në Gjermani, edhe njëherë i ka bërë thirrje popullit saudit për të organizuar protesta kundër regjimit Al Khalifa i cili po shkel të drejtat e tij. Khaled bin Farhan Al Saud, pasardhësi i Mohamed bin Salman, zv/princi i kurorës i Arabisë Saudite, ka thënë se zhvillimet aktuale në politikën e brendshme dhe të jashtme të Arabisë Saudite tregojnë se vendi ka nevojë për reforma në mënyrë që t’i kthehet dinjiteti popullor në Arabinë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne