Opinion

Pse është koha për një Republikë të Re të Bashkuar Arabe?

Shumica e njerëzve në perëndim sot ndoshta e kanë harruar Republikën e Bashkuar Arabe, e cila ka ekzistuar në vitet 1958-1971, dhe sipas së cilës Egjipti dhe Siria u bashkuan në një komb gjatë viteve 1958-1961. Ishte një epokë emocionuese dhe progresive dekolonizimi dhe e vendeve të ndryshme që bashkoheshin në besimin se unitet do të thoshte forcë.

“Gama e vogël e shteteve të reja u njoh si një disavantazh edhe kur ato iu nënshtruan dekolonizimit. Më pas u bënë përpjekje për të krijuar federata në mënyrë që të sigurohej më shumë ndikim politik, më shumë zhvillim ekonomik dhe kosto të përbashkëta të infrastrukturës, të tilla si transporti,” shkruan Raymond F. Betts në librin e tij Dekolonizimi.

Pothuajse saktësisht në të njëjtën kohë me Republikën e Bashkuar Arabe ishte edhe Federata e Indisë Perëndimore, e cila zgjati nga viti 1958-1962. Një vit më vonë u formua Federata e Malajzisë.

Në Afrikë, politikanët progresivë si Kwame Nkrumah i Ganës, e shtynë përpara me entuziazëm çështjen e Pan-afrizanizimit.

Të gjitha federatat e renditura më sipër tani janë zhdukur. Por, ndërsa Malajzia dhe Singapori kanë qenë të suksesshëm që nga ndarja e tyre, përfundimi i federatave të tjera nuk ka pasur rezultate kaq të lumtura.

Sigurisht, rënia e Repubikës së Bashkuar Arabe – dhe rënia e lëvizjes Pan-arabe, kanë pasur pasoja shumë negative për njerëzit e zakonshëm të Lindjes së Mesme.

Ishte shpresa e presidentit karizmatik dhe largpamës të Egjiptit, Gamal Abdel Nasser se shumica, dhe pse jo të gjitha vendet arabe përfundimisht do të bashkoheshin me Republikën e Bashkuar Arabe.

Le të imagjinojmë sikur ëndrra e tij të ishte plotësuar. A do të ishte sulmuar Repulika e Bashkuar Arabe (Iraku) në vitin 2003? Natyrisht që jo. Republika do të ishte shumë e fortë. Mos harroni, sulmuesit sulmojnë vetëm të dobëtit.

Siria nuk do të ishte në flakë sot, sikur të kishte qëndruar në Republikën e Bashkuar Arabe në vitin 1961. Atë kohë elita siriane nuk e favorizonte socializmin e Naserit, dhe pas një grushti ushtarak në shtator, Siria u shkëput nga Kajro. Por ky veprim nuk pati mbështetje publike. Njerëzit dolën në rrugë në Damask, Alepo, Homs dhe në qytete të tjera të mëdha për të protestuar.

Titulli dhe flamuri i Republikës së Bashkuar Arabe u mbajtën nga Egjipti ndërsa Naseri shpresonte që Siria një ditë do të kthehej.

Atlaset e viteve 1960 vazhdojnë të tregojnë emrin “RBA (Egjipt)”. Ka pasur një nxitje për çështjen Pan-arabe në shtator të vitit 1969, me ardhjen në pushtet në Libi të kolonelit të ri, Muammar Gaddafi.

Gadafi themeloi me Egjiptin një Front të Revolucionit Arab në dhjetor 1969, dhe në vitin 1970, Siria shpalli interesin e saj për t’u bashkuar. Por më vonë në të njëjtin vit, Pan-arabizmi pësoi një goditje nga e cila nuk u shërua kurrë. Domethënë, vdekja e papritur në moshën 52 vjeçare e Gamal Abdel Nasserit. Pasardhësi i tij, Anëar Sadat, u kthye nga SHBA-ja – një rrugë që u vazhdua nga Hosni Mubarak. Gaddafi vazhdonte të kërkonte krijimin e një shteti të vetëm arab, por Federata e Republikave Arabe, e përbërë në kohë të ndryshme nga Libia, Egjipti, Siria dhe Sudani, e themeluar në vitin 1972, u shpërbë zyrtarisht në vitin 1977.

Qeveritë Ba’atiste në Irak dhe Siri shkuan të ndara rrugët e tyre – me pasoja tragjike për të dyja vendet. Në vitin 1991, Siria mbështeti luftën e udhëhequr nga SHBA-ja kundër Irakut për të hequr forcat e Sadamit nga Kuvajti.

Pushtimi i paligjshëm i Irakut në vitin 2003 çoi në të tjera thirrje për unitet Pan-arab, për të cilat kam raportuar në New Statesman.

Por asgjë nuk erdhi prej tyre.

A statue of Iraqi President Saddam Hussein in front of building of the Iraqi Olympic Committee 09 April 2003. The US tanks and troops poured into the heart of Baghdad as the Iraqi leader's regime collapsed after a blistering three-week onslaught.
Katërmbëdhjetë vjet nga “Shoku dhe Frika”, le të mbikëqyrim gjendjen e keqe të “kombit arab”.

Libia, e cila kishte standardet më të larta të jetesës në Afrikë nën Gaddafin, u bombardua nga NATO për t’u rikthyer në Epokën e Gurit.

Vendi që operonte një ekonomi të suksesshme vetëm shtatë vjet më parë, tani ka parë kthimin e tregjeve të skllevërve.

A e quajmë progres ne këtë?

Tunizia, dikur kaq paqësore, është goditur nga dhuna terroriste – me turistët britanikë të therur në plazh në vitin 2015. Iraku është traumatizuar nga katërmbëdhjetë vite lufte dhe dhune – me mbi 1 milion irakienë të vrarë dhe mbi 4 milionë të kthyer në refugjatë.

Libani është bombarduar, dhe sulmet terroriste të Daeshit tani po sulmojnë lagjet Shia. Situata e palestinezëve vazhdon të përkeqësohet.

Siria është në vitin e shtatë të një lufte perëndimore të ndryshimit të regjimit. SHBA-ja dhe aleatët e saj bombardojnë ilegalisht vendin me mosndëshkim të plotë, dhe sa herë që Damasku duket sikur po e fiton luftën, ata i hedhin më shumë benzinë zjarrit.

A man reacts on the rubble of damaged buildings after losing relatives to an airstrike in the besieged rebel-held al-Qaterji neighbourhood of Aleppo, Syria October 11, 2016.
Jemeni, i cili në vitet 1958-1961 ishte me Republikën e Bashkuar Arabe në një shoqatë të quajtur “Shtetet e Bashkuara Arabe”, prej dy vitesh po bombardohet nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite – me mbështetjen logjistike, materiale (armë) dhe inteligjente të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. OKB ka thënë se rreth dy të tretat e popullsisë kanë nevojë për ndihmë, me më shumë se 7 milionë që vuajnë nga “mungesë e rëndë ushqimi”.

A man stands on the rubble of a house destroyed during recent battles between Houthi fighters and pro-government fighters, on the first day of a 48-hour ceasefire in the southwestern city of Taiz, Yemen.

Në Egjipt, komuniteti i krishterë Koptik është goditur nga një varg sulmesh terroriste të kryera nga Daesh, “përbindëshi Frankenshtejn” i perëndimorëve “regjim ndryshues”.

Naseri duhet të jetë duke u rrotulluar në varr.

SHBA-ja dhe aleatët e saj i kanë marrë vendet e pavarura të Lindjes së Mesme një e nga një – siç fliste gjenerali Wesley Clark.


SHBA-ja u mbështet në suportin sirian kundër Irakut – pastaj, kur Iraku ishte vendosur në flakë, e ktheu vëmendjen e saj ndaj Sirisë. Mbretëria e Bashkuar e bindi Gaddafin që të hiqte dorë nga Armët e Shkatërrimit në Masë – dhe pastaj pak vite më vonë nisi luftën kundër vendit të tij.

Nëse lobi i Luftës së Pafundme ia arrin qëllimit në Siri dhe rrëzon qeverinë e saj laike, atëherë kjo do të thotë se do t’i dalë flaka një tjetër operacioni të “ndryshimit të regjimit” – kësaj radhe kundër Iranit.

Duke shkruar për dështimin e shteteve arabe për t’u bashkuar, Adam Garrie e përshkruan atë si “një tregim i mundësisë së humbur për të krijuar stabilitet laik në një rajon të mbytur tashmë nga luftërat civile fetare, vrasjet masive, zhdukja e të drejtave të grave dhe terrorizmi”.

Garrie fajëson për paqëndrueshmërinë aktuale krerët arabë që nuk u bashkuan nën mbrojtjen e pushtetit sovjetik në vitet ’60 dhe ’70.

Mjerisht, ne nuk mund ta kthejmë kohën pas në vitin 1971, por ne mund të krijojmë mundësinë për një Republikë të Re të Bashkuar Arabe.

Politikani britanik kundër luftës, Xhorxh Galloway, është një figurë e shquar i cili ka bërë thirrje që Republika e Bashkuar Arabe të rithemelohet.

Mësimet e së kaluarës me siguri na kanë mësuar se “uniteti është forcë” kur vjen puna për të zmbrapsur dhe për të penguar agresionin. Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë vetëm për vetëmbrojtje; Mendoni edhe për përfitimet e mëdha ekonomike për qytetarin e zakonshëm të unitetit arab.

Një Republikë e re – e miratuar me referendume në vendet në fjalë – mund të formohet fillimisht midis Egjiptit, Sirisë dhe Irakut, duke ftuar më pas edhe vende të tjera për t’u bashkuar.

Nëse e gjithë kjo tingëllon shumë e ngarkuar, atëherë kujtoni se tre vendet “kryesore” janë më afër sot se prej shumë vitesh. Nëntorin e kaluar, Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, shprehu mbështetjen e tij për ushtrinë e Sirisë në luftën e saj kundër “terroristëve”. Lidhjet ekonomike të Egjiptit me Irakun gjithashtu janë forcuar në muajt e fundit.

Egyptian President Abdel Fattah el-Sisi
Sa më shumë që Kajro i largohët Rijadit reaksionar dhe i afrohet Irakut dhe Sirisë, aq më të mëdha janë shanset për një përparim të vërtetë për botën arabe.

Rusia mund të luajë një rol pozitiv si mamí për ri-lindjen e Republikës së Bashkuar Arabe, si dhe për sigurimin e garancive të mbrojtjes dhe të pajisjeve ushtarake të nevojshme për të penguar çdo sulm nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Për të siguruar Teheranin se nuk ka asnjë axhendë anti-iraniane, Republika mund të nënshkruajë një marrëveshje miqësie dhe jo-agresive me qeverinë iraniane. Izraelit, i cili është i detyruar të kundërshtojë themelet e Republikës, do t’i thuhet se nëse ai e lë Republikën të qetë, edhe ai do të lihet i qetë. E njëjta gjë vlen edhe për Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Turqinë – dhe me të vërtetë për çdo aktor tjetër rajonal që mund të tundohet të provojë që të sabotojë skemën.

Republika e Bashkuar Arabe nuk do të kërcënonte asnjë vend – por formimi i saj do të përmbyste situatën për ato vende dhe për grupet terroriste të cilat kanë shkaktuar kaq shumë vdekje dhe shkatërrim në Lindjen e Mesme vitet e fundit. Do të ishte e mrekullueshme të shihnim që luftëtarët në Uashington, më në fund, do të duhet të ulnin retorikën e tyre kur të shihnin se nuk ka më “fruta të varura” për të këputur.

Sikur Republika e Bashkuar Arabe origjinale të kishte mbijetuar, Lindja e Mesme do të ishte një vend shumë i ndryshëm sot. Por, sado keq të jenë gjërat, ato mund të përkeqësohen edhe më shumë nëse shtetet laike arabe, të kërcënuara nga selefi-xhihadizmi, mbeten të ndara. Atlaset e vjetra të viteve ‘60 jo vetëm që na tregojnë një dritare të së kaluarës, por ato mund të na japin zgjidhje edhe për të ardhmen.

Neil Clark

/ © Gazeta Impakt