Shqiperia

Pse u shfaq Minishengeni Ballkanik?/ Ish-deputeti i PS: Rama sfidoi BE-në

Kryeministri Edi Rama sfidoi Bashkimin Europian me minishengenin Ballkanik.

Kështu shkruan në një reagim në rrjet ish-deputeti socialist, Elmaz Sherifi. Sipas tij, Rama u shfaq tani me një ide të vjetër për dy arsye: deklaratat e Albin Kurtit se do të udhëheqë vetë dialogun me Serbinë dhe Franca vendosi të mos hapen negociatat.

Reagimi i Elmaz Sherifit

“Pse u shfaq Minishengeni Ballkanik” !

Dje u shfaq, si ide eshte shume e vjeter Minishengeni. Pse u shfaq pa pritur ? Pse Rama e mbeshteti me entusiazem, duke sfiduar BE?

Te pakten dy faktore te rinj e detyruan shfaqjen. Zgjedhjet parlamentare ne Kosove sollen ne pushtet faktore te rinj politik.

LEXO EDHE  Tirana nesër pa drita, j zonat dhe oraret

Se pari. Kurti deklaroi se grupin qe do te udheheq dialogun me Serbine do e udheheq vete, Jo Presidenti Thaci.

Se dyti. Edhe Franca vendosi te mos hapen negociatat me Shqiperine. I vetmi favor qe Makron i beri Rames eshte mos ndarja e Maqedonise se Veriut nga Shqiperia.

Uau, po Rama ka deklaruar me 2017, 2018 edhe ne shtator 2019 se negociatat ishin hapur ! Dje i deshperuar ju kundervu edhe Europes ! Ai befasoi si diletant politik, kur u shpreh se nuk mund te jemi “parcele eksperimentale” !

Sa shpejt u be marreveshja per Minishengenin? Kush e dinte dhe kush e miratoi ne Shqiperi idene e Rames? Askushi. Vetevendosi Rama!/Boldnews

OPINIONE

INTERVISTA