Putin dhe Abbas diskutojnë mbi çështjen e Palestinës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin diskutoi me presidentin palestinez Mahmoud Abbas mbi çështjen e Palestinës.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, njoftohet se Putin dhe Abbas zhvilluan një bisedë telefonike.

Në deklaratën ku theksohet se në bisedë u diskutua situata në Lindjen e Mesme, thuhet se “Pala ruse në kuadrin e sistemit aktual të ligjit ndërkombëtar, riafirmoi pozicionin e saj parimor për të mbështetur zgjidhjen e drejtë dhe të përhershme të çështjes palestinezo-izraelite. Në këtë kuadër, u theksua kryesisht rëndësia e forcimit të unitetit mes palestinezëve”.

Putin dhe Abbas u takuan në muajin janar në qytetin Bethlehem të Palestinës rikujtohet në deklaratën në të cilën theksohet se “U diskutua që të merret në konsideratë marrëveshja e kryer në Bethlehem dhe për çështjet aktuale lidhur me bashkëpunimin mes Rusisë dhe Palestinës”.

Ndër të tjera theksohet se dy liderët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne