Putin e quan “agresive” strategjinë e re të sigurisë të SHBA-së

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përshkruar strategjinë e re për siguri të SHBA-së, të prezantuar nga presidenti Donald Trump, si “agresive”.

Duke folur në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, Putin pretendoi se SHBA dhe NATO janë të përfshira në një grumbullim ushtarak në Evropë, që sipas presidentit rus, ka karakter “sulmues dhe agresiv”.

Putin gjithashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po dëshirojnë që të tërhiqen nga traktati i Forcave Bërthamore, traktat ky që ndalon raketat bërthamore dhe ato konvencionale me rreze të shkurtër mesme veprimi.

Si Rusia po ashtu edhe SHBA-ja kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë shkelur traktatin e kontrollit të armëve.

Presidenti Putin ka thënë se arsenali bërthamor i Rusisë është i aftë të shërbejë si “pengesë strategjike”, për çdo kërcënim që mund të paraqitet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne