Putin kërkon më shumë bashkëpunim me Turqinë në sektorin e aviacionit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të martën morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës “MAKS-2019”, që zhvillohet në kryeqytetin rus, Moskë.

Në fjalën përshëndetëse që mbajti këtu Presidenti Putin u shpreh i bindur se sukseset që ka arritur Rusia në fushën e aviacionit dhe hapësirës do të tërheqin vëmendjen e të gjithë partnerëve, në veçanti të mysafirëve turq, dhe kjo do të hapë horizonte të reja për bashkëpunim reciprok, shtoi ai.

“Rusia është një nga vendet lider në industrinë e prodhimit të avionëve. Perspektiva e industrisë tonë të avionëve varet nga bashkëpunimi ndërkombëtar. Ne dëshirojmë të kemi një bashkëpunim më intensiv mes dizenjueve dhe shkencëtarëve tanë. Duam që panairi ynë të jetë një fushë që ndiqet me interes më të madh. Ky është një panair i rëndësishëm, ku bashkohet i gjithë ‘show’ madhështor. Kemi pjesëmarrës nga shumë vende, të cilat përfaqësohen tradicionalisht. Partneri kryesor i panairit këtë vit është Republika Popullore e Kinës”,- tha shefi i Kremlinit.

Pavionet e panairit Erdoan i shëtiti i shoqëruar nga homologu i tij rus, Putin dhe mori informacione mbi avionët dhe helikopterët e ekspozuar, ku ishte edhe avioni luftarak rus, SU-57, një avion i gjeneratës së pestë.

Gjithashtu Erdoan dhe Putin ndodhën edhe ushtrimet ajrore që demonstruan në panair avionët reaktivë dhe helikopterët prodhim rusë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne