Putin merr pjesë në hapjen e urës që lidh Rusinë me Krimenë

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një prej projekteve të tij më prestigjioze, urës që lidh Krimenë me Rusinë.

Ura 19 kilometra që kalon në Ngushticën Kerç ishte planifikuar të funksionalizohej në dhjetor të vitit 2018, mirëpo autoritetet ruse kanë njoftuar se ajo që Moska e cilëson Ura e Krimesë do të jetë e gatshme për qarkullim më 16 maj.

Punimet në këtë urë kanë përfunduar më 2016, dy vite pasi Rusia ka fituar kontrollin në Krime.

Putin ka thënë se ura do të integrojë Krimenë në sistemin e transportit të Rusisë dhe do të krijojë mundësi për rritje ekonomike.

Krimea u bashkua me Rusinë në mars të vitit 2014.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne