Bota

Putin zbulon bashkëpunimin e Amerikës me terroristët në Siri

Presidenti i Rusisë ka zbuluar se forcat amerikane në Siri kanë mbështetur dhe dërguar pajisje luftarake për terroristët duke penguar shkatërrimin e tyre në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në konferencën për shtyp, tha se Amerika ka shfrytëzuar grupet terroriste për interesa të saj dhe shtoi: “Forcat amerikane në Siri nuk kanë luftuar dhe shtypur terroristët në Siri dhe si rezultat i veprimeve të forcave ushtarake amerikane, terroristët kanë shpëtuar dhe po arratisen nga Siria në Irak. Forcat ushtarake të Rusisë kanë vëzhguar këto raste dhe i kanë raportuar ato për partnerët e tyre amerikanë duke treguar edhe rrugën nëpërmjet të cilës po arratisen terroristët, mirëpo pala amerikane në zonat ku vepron nuk ka treguar kurrfarë reagimi ndaj kësaj çështje. Amerikanët mendojnë se mund t’i përdorin terroristët në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Bashar Asad, presidentit të Sirisë”. Rusia shumë herë ka kritikuar ashpër Amerikën për shkak të mbështetjes ndaj grupeve terroriste në Siri për të çuar përpara qëllimet e veta politika. Amerika dhe aleatet e saj perëndimorë dhe arabë konsiderohen prej financuesve kryesor dhe kanë armatosur grupin terrorist ISIS./ PT