“Qëllimi përfundimtar i SHBA-ve në Iran është ndryshimi i regjimit”

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se qëllimi përfundimtar i SHBA-ve është “ndryshimi i regjimit” në vendin e tij.

Rouhani, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin e Teheranit, ka theksuar se SHBA-të kryejnë luftë ekonomike dhe psikologjike kundër Iranit.

“Qëllimi përfundimtar i SHBA-ve mbi Iranin është ndryshimi i regjimit. Për të arritur këtë qëllim kanë nisur një luftë ekonomike dhe psikologjike. Ndërsa fazat e ardhshme janë fillimi i diskutimeve të legjitimitetit dhe për ta bërë regjimin jofunksional”, tha Rouhani.

Duke bërë të ditur se qeveria e Donald Trumpit në SHBA po zhvillon një armiqësi kundër Iranit të pavërejtur ndonjëherë më parë në histori, Rouhani është shprehur se “Në periudhat e mëparshme njëri bëhej armik tjetri ndiqte rrugën e mesme. Ndërsa tani ata që drejtojnë SHBA-në një mënyrë të pavërejtur më parë në histori janë bashkuar në çështjen e armiqësisë kundër Iranit”.

Më tej duke vënë theksin se populli nuk duhet të dëshpërohet nga paketa e dytë e sanksioneve që do të vihet në zbatim në muajin nëntor, presidenti iranian tha se “Në të ardhmen e afërt situata mund të përkeqësohet. Por në të ardhmen e largët çdo gjë do të jetë më mirë”.

Administrata amerikane me sanksionet që hynë në zbatim për herë të parë më 7 gusht, 90 ditë pas tërheqjes së presidentit Trump nga marrëveshja për programin bërthamore më 8 maj, ka ndaluar qasjen e Iranit në dollarin amerikan, arin dhe metalet e çmuara si dhe vendosi në objektiv sektorët e çelikut, qymyrit, aluminit, automobilave si dhe atë të aviacionit civil të këtij vendi.

Administrata e Washingtonit me vendosjen në zbatim të paketës së dytë të sanksioneve më 5 nëntor, do të vendosë kufizime ndërkombëtare mbi kompanitë iraniane të naftës.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne