Bota

Qeveria saudite edhe në sport ndjek qëllimet politike

Gazeta arabe “Al-Kuds Al-Arabi” vuri në dukje përfitimet politike nga sporti që bëhen nga disa vende si nga qeveria e Arabisë Saudite dhe ka shkruar se për shkak të pikërisht këtyre çështjeve politike me miliona refugjatë dhe të shpërngulur në Jemen dhe në vendet e tjera arabe janë privuar nga shikimi i ndeshjeve të kampionatit botëror 2018 dhe nga pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar.

Al-Kuds Al-Arabi shkruan: “Turki Al-Shejkh, këshilltari i mbretit dhe ministri i sportit i Arabisë Saudite, kohë më parë ka kërcënuar se do të padisë kanlin sportiv Al-Xhazira Sport i cili është kanali më i madh sportiv në botën arabe dhe mbulon të gjitha ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit Rusia 2018 dhe transmeton ato në vendet arabe. Ai pretendoi se ky kanal po shfrytëzon sportin për të çuar përpara qëllimet e veta politike dhe për të vepruar kundër Arabisë Saudite dhe autoriteteve sportive të këtij vendi. Al-Shejkh ditë më parë në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Do të shfrytëzojmë të gjitha veprime ligjore në lidhje me shkeljet që ka bërë ky kanal televiziv kundër sportit, kundër ekipit kombëtar dhe kundër autoriteteve sportive të Arabisë Saudite”. Autoritetet e Arabisë Saudite pretendojnë se analistët e këtij kanali televiziv të Katarit kanë folur rreth çështjeve si shitja e idealeve të Palestinës nga ana e Riadit. Një analist tjetër pas humbjes së rëndë të 0-5 të ekipit kombëtar të Arabisë Saudite në ndeshjen përball Rusisë, me ironi u ka thënë autoriteteve sportive të Arabisë Saudite që më mirë është të bëni vizitë në hotel Ritz Carlton.

Al-Kuds Al-Arabi ka shkruar: “Reagimi i Al Shejkh ndaj kanalit të Katarit është plotësisht i papranueshëm sepse me padyshim që ai vet është një prej personaliteteve që ka bërë shkeljet më të mëdha në sport dhe në forma të ndryshme ka shkelur paanshmërinë në aktivitetet sportive. Ai jo vetëm nëpërmjet politikës ka hyr në sport, por ai është edhe një funksionar i sigurisë. Ai është i diplomuar në Fakultetin e Sigurisë “Fahd” dhe nëpërmjet kësaj rruge gjithashtu ka hyr edhe në politikë. Pikërisht kjo çështje tregon shumë mirë veprimet e tij me shumë polemika duke filluar nga deklarata politike boshe e deri te ndërhyrjet e drejtpërdrejta të tij në çështjet e sportit në vendet arabe për të çuar përpara qëllimet politike si ngjarjet që ndodhen në një ekip egjiptian të futbollit dhe në ekipin kombëtar të Palestinës dhe së fundi vota e tij në favor të organizimit të përbashkët të kampionatit botëror nga Amerika, Kanadaja dhe Meksika 2026 dhe në dëm të Marokut.

Al-Kuds Al-Arabi në vazhdim shkruan: popujt e vendeve arabe ashtu si shumë vende të tjera të botës kanë dëshirë të kënaqen nga shikimi i ndeshjeve të futbollit në kampionatin botëror dhe shpresojnë që ekipi i cili luan bukur dhe profesional, të fitojë. Ata kanë dëshirë që të paktën për një muaj duke shikuar futboll, të harrojnë dhimbjet dhe vuajtjet që kanë dhe të marrin pjesë me gëzimin e tyre në këtë festival botëror. Mirëpo duket se për fat të keq as kjo dëshirë e vogël nuk mund të realizohet për miliona qytetarë arabë të cilët janë bërë viktimë në kthetrat e politikanëve. Shumica e personave të shpërngulur nga lufta në Jemen, Libi dhe në vendet e tjera arabe për shkak të sunduesve të korruptuar në vendet e tyre të dështuara, tani në vend që të ulën dhe të kënaqen duke shikuar një ndeshje futbolli, ata detyrohen të hipin në varka dhe t’i mësyjnë kurbetit./ PT