Shqiperia

Qeveria shqiptare injoron eventin turk në Tiranë

Të bën përshtypje që në këtë event të madh nuk kishte përfaqësim të lartë nga qeveria shqiptare e po ashtu nga Komuniteti Musliman,  pavarësisht mbështetjes ekonomike e investimeve miliardëshe që Erdogan i ka ofruar qeverisë Rama. Mungesa e qeverisë shqiptare në këtë ceremoni përkujtimore të fitores së demokracisë në Turqi, dukej sikur i thoshte Erdoganit : “Kryeministri ynë Edi Rama bukën ia ha turkut, por duàn ia bën kaurrit”

Përpara qindra të ftuarve, mes tyre dhe i vetmi qeveritar  që begenisi ceremoninë e qeverisë turke, ishte minsitri trejavor  i Brendshëm Dritan Demiraj. Por edhe Dritani që do të largohet nga detyra pas pak ditësh, nuk guxoi të fliste asgjë në mbështetje të demokracisë turke. Ambasadori Hydajet Bayraktar, duke risjellë në kujtesë çfarë ndodhi një vit më parë me tentativën e dështuar të grushtit të shtetit, edhe njëherë kërkoi nga të gjithë shqiptarët shkatërrimin e kësaj organizate.

“Për të gjithë ju është e ditur dashuria e sinqertë e Turqisë, popullit turk dhe para së gjithash e presidentit Rexhep Taip Erdogan për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pastrimi i Shqipërisë nga kjo organizatë para së gjithash është në të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nëse e themi që duhet shkatërruar kjo organizatë në vendin tuaj, e themi këtë që mos t’i ndodhin Shqipërisë ato që përjetuam ne, sepse organizata është e njëjtë, funksionimi është i njëjtë. Ne të gjithë së bashku ishim dëshmitarë më 15 korrik, arma shkrepi zjarr në Turqi, kush mund të garantojë se e njëjta armë nuk do të shkrepë zjarr në Shqipëri”, tha Bayraktar.

I ftuar ishte dhe një prej 1.500 veteranëve të 15 korrikut, ish-kampioni i karatesë, Ismet Dogan, i cili në tentativë për të ndaluar organizatorët e grushtit të shtetit mbeti i plagosur, duke i dhënë fund dhe karrierës së tij.

“E pash në sy dhe i thash, a e qëllon myslimani myslimanin? Dhe ai nuk u përgjigj. Në ato momente atij i mbërriti një njoftim në radio ku i thuhej që mos i harxhoni fishekët kot, çdo fishek për një person. Ata menduan se ne do të zmbrapseshim, por ne nuk kishim më frikë nga vdekja. Ata u ulën në gjunjë, morën pozicionin e zjarrit dhe na qëllaun me automatik. Në ato momente ndjeva një dhimbje në këmbën e majtë, të cilën plumbi e tejkaloi dhe dëmtoi edhe këmbën tjetër”, tha Dogan.

Por Dogan e mbyll rrëfimin e tij duke thënë se asnjëherë nuk është penduar për atë çfarë ka bërë, pasi detyra e çdo qytetari është të mbrojë atdheun e tij.

OPINIONE

INTERVISTA