“Qytetarët e Jerusalemit janë bërë një trup i vetëm në mbrojtje të Al-Aksës”

Kryetari i Gjykatës Sheriatike Vasif el-Bekri thotë se qytetarët e Jerusalemit janë bërë një trup i vetëm për t’i larguar kufizimet e Izraelit ndaj kompleksit Al-Aksa dhe se autoriteti fetar ka ndjekur zhvillimet në rrugë.

Bekri, i cili njëkohësisht është edhe zëvendësi i gjykatësit kryesor të Administratës së Vakëfeve Islame në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se Izraeli po e keqpërdor sulmin e kryer në Al-Aksa dhe përpiqet të dënojë gjithë popullin palestinez.

Duke rikujtuar se kufizimet në Aksa u larguan nëpërmjet rezistencës së palestinezëve Bekri thotë se “Izraeli bëri përpjekje që ta ndryshojë gjendjen aktuale të Aksas me porta elektronike e kamera të mençura. Përkundër gjendjes e cila përpiqej të formohej nëpërmjet këtyre hapave të reja, popullata e Jerusalemit që nga 14 korriku refuzoi të hyjë në Al-Aksa deri sa gjendja të kthehet si në të kaluarën. Qytetarët e Jerusalemit pas kësaj rezistuan duke qëndruar e punuar së bashku. Ata nëpërmjet lidhjes, besnikërisë, urtësisë dhe këmbënguljes e morën atë që e meritonin. Ata detyruan qeverinë pushtuese që të kthehet prapa nga vendimi i marrë”.

Duke folur edhe për ditën kur kufizimet në Al-Aksa u larguan, Bekri thotë se autoritetet fetare në fillim themeluan një komitet për auditimin e largimit të praktikave si kamerat dhe detektorët metalikë.

Pas vendimit të komitetit, ai rikujtoi se autoritetet fetare deklaruan se qytetarët mund të hyjnë në Al-Aksa për namazin e iqindisë më 27 korrik ditën e enjte dhe se më pas kanë hyrë në Al-Aksa së bashku me xhematin duke bërë tekbir.

Ai në vijim foli për rolin e dijetarëve muslimanë dhe fondacioneve fetare në incidentet e fundit në Al Aksa.

“Edhe ky i varfri qe njëri prej tyre, nuk është e drejtë që unë të komentoj për këtë çështje. Për këtë arsye nuk mund të flas për veten. Por, në emër të Allahut të Plotfuqishëm njerëziut iu drejtuan kryesisë fetare. Kjo kryesi fetare mori legjitimitetin, stabilitetin, qëndrimin dhe fuqinë e saj nga rruga palestineze, e cila i dha gjallëri. Kjo që ndodhi në Jerusalem është ngjarje e rrallë e cila nuk përjetohet në shtetet tjera arabe dhe islame. Dhe, kjo është për hir të Al-Aksës”, tha Bekri.

Ai fjalën e tij e përfundoi duke thënë se “Mos e harroni Al-Aksën e juaj, ajo është pjesë e besimit tuaj. Mbrojeni atë”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne