Disa ditë pas vizitës së Presidentit Izraelit në Shqipëri, Isaac Herzog në Tiranë do të mbahet një protestë kundër pritjes që ju bë nga politikanët islamofobë në krye dhe përfaqësuesit e KMSH.
Këtë të Premte, 20 shtator, ora 16:30 qytetarët dhe veçanërisht muslimanët shqiptarë do të protestojnë përpara Godinës së Komunitetit Musliman Shqiptar (KMSH) për të kundërshtuar sjelljen e saj ndaj Izraelit dhe vizitës së Herzog në Tiranë.
Protesta do të mbahet për të mbështetur Palestinën duke dënuar ashpër takimin e nënkryetarit të Komunitetit Musliman Taulant Bica me Herzog dhe pritjen që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri Presidentit Izraelit dhe mbështetjen që ai i dha shtetit gjenocidial që po shkatërron Palestinën dhe vrarë mbi 41 Mijë muslimanë.
Njoftimi për protestë
“JO NË EMRIN TIM”
TUBIM PËR PALESTINËN
Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Musliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidial.
Të PREMTEN në 20 Shtator, ora 16:30
1. Mexhlis
2. TUMED
3. Thirrja në Mirësi
4. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”
5. “Ensar”
Ju bëjmë thirrje të merrni pjesë në një tubim për të dënuar gjenocidin, shtrëngimin e dorës me kryetarin e shtetit gjenocidial, si dhe në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.
Tubimi do të bëhet në bulevardin “Xhorxh Bush”, në sheshin (rrugën këmbësore) midis Komunitetit Musliman dhe Parlamentit./GazetaImpakt/