Shqiperia

Qytetarët-Ramës: Qeveri me ordinere si kjo e jotja s’ka, tamam sistem diktatorial, varfëron dhe vjedh

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar një tjetër rast, që sipas tij ka marrë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes.

Rama publikon historinë e Irfanit nga Durrësi, i cili tregon problemin e tij lidhur me pensionin. ‘Sot marr pension 17120 lekë. Kërkoj të rishikohen dokumentat e mia që unë të përfitoj diferencën e humbur’, shprehej Irfani në kërkesën drejtuar platformës së bashkëqeverisjes.

“MIRËMËNGJES dhe me Anjezën që ju tregon një arsye më shumë pse sot, cilido prej jush që ka një hall a një problem për të zgjidhur me shtetin, nuk është më vetëm po me qeverinë në krah sapo drejtohet tek shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi qytetarët i kanë drejtuar jo pak kritika kreut të qeverisë.

Një komentues shkruan se “Duhet qe qeveria te punoje qe te funksionojne te gjitha hallkat dhe strukturat perkatese si ne te gjitha shtetet e zhvilluara dhe jo te pritet qe per cdo gje ti drejtohen kryeministrit ose qeverise qendrore. Kjo tregon qe ende nuk kemi shtet funksional!”.

Më tej, një tjetër nxjerr në pah faktin se sipas tij ankesat që drejtohen në platformë nuk lexohen, ose lexohen nga njerëz joprofesionistë.

Platforma e Bashkeqeverisjes, Per Shqiperine qe duam duhet te menaxhohet nga njerez me profesional, se me pergjigjet qe japin duket sikur nuk e lexojne ate Ankese qe drejton. Kam bere nje Ankese per komunen & bashkine, per nje cope rruge qe kemi vite qe ankohemi & eshte edhe ne hipoteke rruge shtet, por dikush e ka zaptuar & ne nuk kemi rruge per ta aksesuar.

Pergjigjja qe vjen nga portali eshte drejtojuni komunes ?! Kur bashkangjitur ne dokumentacionin derguar ne portal kane qene edhe ankesat drejtuar komunes edhe bashkise ne 3/4vitet e fundit”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar i është drejtuar me tone edhe më të forta kryeministrit ndërsa thekson se “Qeveri me ordinere si kjo e jotja Ska tamam sistem diktatorial kjo qeveri varferon dhe vjedh cdo dite e me shume cdo qytetar shqipetar dhe pasurohesh ti pasardhes i Enver Hoxhe shkarerrove shqiperine dhe te ardhmen e cdo shqipetari idiot, jeni te gjith horra perdorni fjalor banal ne parlament degjojme pislliqet tuaja njerez te paedukate ne te armes shkofshi te gjithe”.