“Qyteza e muxhahedinëve”, Fatos Hakorja: Pse ndryshoi politika ndaj tyre

Gazetari Fatos Hakorja tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se ekzistojnë dy teori se përse muxhahedinët, nga të besuar e të vujaturit e regjimit Iranian, po trajtohen si kundërshtar. Ai tha se muxhahedinët në Shqipëri u vendosën me ndërhyrjen e Amerikanëve, por duket se Amerika sot nuk i shikon më si një organizatë demokratike.

Hakorja tha se ekzistojnë dy teori se përse muxhahedinët nuk po shikohen më si një organizatë demokratike, e para ata vërtetë mund të kenë kryer sulme kibernetike, ndërsa e dyta është një marrëveshje e mundshme mes Uashingtonit dhe Iranit.

“Shqipëria i ka marrë muxhahedinët me ndërhyrjen e amerikanëve, sot SHBA-ja dhe Shqipëria nuk shikojnë më një organizatë që po qëndron për qëllime humanitare apo po lufton regjimin iranian me mjete demokratike, por po shikojnë një organizatë që ka kryer sulme kibernetike ndaj Iranit dhe vendeve të tjera në mënyrë që të krijojë konflikte mes Iranit dhe këtyre vendeve për të nxitur luftë.

Zëdhënësi i departamentit të shtetit amerikan tha se nuk e shikojnë më këtë si një lëvizje demokratike”, tha Fatos Hakorja ndërkohë që shtoi se MEK po thotë se Biden po mbështet regjimin iranian dhe këto sipas tyre po duken më shumë më Francë dhe në Shqipëri.

Fatos Hakorja tha gjithashtu se pesë ditë më parë kryeministri Izraelit deklaroi për një marrëveshje të re të Uashingtonit me Iranin për të frenuar programin e pasurimit të uraniumit. Izraeli është kundër kësaj dhe ka thënë se do përdori edhe ushtrinë për ta ndaluar programin bërthamor të Iranit.

Duke pasur parasysh këto të dhëna gazetari Hakorja tha se në këtë rast janë dy teori:

“Janë dy gjëra, ose muxhahedinët kanë kryer sulme kibernetike për të krijuar konflikte, ose qëndron teoria se Uashingtoni e ka ndryshuar politikën e vetë dhe ka bërë marrëveshje me Iranin për të zbutur sanksione në mënyrë që Irani të mos i dërgojë armë Rusisë”,-tha Fatos Hakorja./EuronewsAlbania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne