Rajoni

Ra ‘pre’ e audio-përgjimeve, Zaev:S’jap dorëheqjen!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, referuar skandalit me përgjimin ka pranuar se është viktimë e dy komikëve rusë, duke pranuar kështu edhe vërtetësinë e telefonatës.

Zaevi ka pohuar telefonatën e ndodhur, por gjithashtu ka insistuar se nuk ishte e domosdoshme dorëheqja e tij pas publikimit të saj pasi ai nuk kishte nxjerrë asnjë sekret shtetëror.

“Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO”, shtoi ai.

Më tej Zaev tha se kjo nuk ishte telefonata e tij e parë me presidentin Poroshenkon por se gjithçka ishte e protokolluar.

“Nuk e kam për herë të parë, kam biseduar me Stoltenbergun, me Poroshenkon, me liderë të tjerë të vendeve partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se komunikimi bëhet nëpërmjet rrjetit fiks. Shumicën e rasteve kur bisedoj pranë meje qëndron dikush, ose Dane Talevski ose Bojan Mariçiqi. Në raste të tjera ndodhet një këshilltar që të mbajë një procesverbal për ta vendosur më pas në arkivin e shtetit,”– tha Zaev.

Kujtojmë se më herët, dy komikët rusë Vlladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej Stollarov kanë publikuar video në emër të ish-presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko, duke folur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe komendianët i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube. Bisedat janë në lidhje me disa tema: Situata në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus në vend dhe autoqefalja e KOM –it, për të cilat Poroshenko i rremë e bind Zaevin që mund të fitohet nëse i paguhen 100,000 euro Patriarkut Bartolomej.

Ka qënë kjo e vetmja pjesë e bisedës që Zaevi ka montuar se ka folur me “Poroshenkon”./mapo

OPINIONE