Radikali katolik shanë e kërcënon stafin e Insajderit

Pas ofendimeve të rënda dhe kërcënimeve ndaj komunitetit mysliman, Anton Zefi ka sharë e kërcënuar edhe stafin e Gazetës Insajderi që ka publikuar videot.

Anton Zefi, radikali katolik që kërcënoi myslimanët nga Kosova e Maqedonia ka dërguar kërcënime edhe në emailin e redaksisë së Gazetës Insajderi.

“Ja u *** rracen juve kopilave te janicerve si punoni ne kyt redaksi gazetet, as shqip as anglisht nuk dini mire me shkruajt. Ja u *** grate si I keni te pa bame synet more ********* turq”, shkruan në emailin e dërguar nga Zefi.

 

 

Gazeta Insajderi para dy ditësh ka publikuar videot e kërcënimeve dhe ofendimeve të rënda që Anton Zefi dhe Luigj Marku ka bërë ndaj komunitetit mysliman në Kosovë dhe Maqedoni, të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ata kërcënonin se nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, ka thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku.

Pas publikimit të videove nga Insajderi policia shqiptare ka nisur hetimet ndaj tyre.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

“Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë: A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./ insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne