Radikali serb heshel: Në Prishtinë do shkoj i armatosur !

Zyrtarët shtetërorë serbë vazhdojnë të sfidojnë autoritetet shtetërore  për ndalim-hyrjen e tyre në Kosovë. Ata thonë se mund të hyjnë kur të duan në Kosovë, pavarësisht deklaratave të tmerrshme të Ana Bërnabiq, kryeministres serbe, në drejtim të udhëheqësve dhe shoqërisë kosovare, shkruan portali kosovar “Periskopi”.

Duke vijuar: dhe si zakonisht, lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel i kapërcen të gjithë me radikalizmin e tij. Ai deklaroi se ka ndalesë të dyfishtë për hyrje në Kosovë, pasi nga viti 2002, para se të shkojë në Hagë, KFOR-i ia kishte ndaluar hyrje në Kosovë duke e kthyer mbrapsht në kufi.

“Prej atëherë nuk kam shkuar në Kosovë, por i porosis autoritetet në Prishtinë se atje do të shkoj i armatosur,” – tha Shesheli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne