Rakipi: Rama nuk e preu në besë Bashën, sepse ai nuk ka fare besë! E ka kthyer Kushtetutën në paçavure…

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ku ka komentuar ndryshimet Kushtetuese të njëanshme që mazhoranca kaloi në parlament ditën e sotme dhe prishjen e konsensusit të arritur mes palëve në Këshillin Politik.

Rakipi tha se Edi Rama nuk e ka prerë në besë Lulzim Bashën dhe opozitën, sepse ai “është një njeri i pabesë”, ndaj nuk ka asnjë lidhje me këtë parim. Ndryshimet kushtetuese, gazetari i sheh si një përpjekje të Ramës për të fituar sërish pushtetin me makinacione.

Rakipi tha gjithashtu se Rama aktroi dhe bëri sikur sulmoi ambasadorët në fjalimin e tij në Kuvend, duke deklaruar se Shqipëria është vend sovran.

Rama e ka qeverisur Shqipërine për dy mandate dhe nuk mund ta ndihmojë dot këtë vend në mënyrë absolute. Ai ka ndërtuar vetëm fasada dhe nuk ka bërë asgjë të mirë për këtë vend, ndaj nëpërmjet kalkulime dhe ndryshimeve të Kushtetutës të cilën e ka kthyer në paçavure, kërkon një mandate tjetër, me një lojë në tryezë, ku ai nuk merr dot votat e nevojshme për të qeverisur shqiptarët, sepse nuk ka çfarë të qeverisë. E ka lënë vendin lākurìq dhe tani kërkon nëpërmjet kalkulimeve të rimarrë për herë të tretë pushtetin.

Opozita ka katër vjet që kryen një proces ku godēt vetëveten. Aksionet politike të opozitës, janë të tilla, që i kanë dhënë mundësi Edi Ramës të bëjë çfarë të dojë. Pa këtë opozitë, Rama nuk i arrinte dot, shumë prej gjërave që po bën.

Rama nuk e ka prerë opozitën në besë, sepse Edi Rama nuk ka besë, është i pabesë! Nëse i kërkon besë Luli Basha, Edi Ramës, domethënë nuk është në rregull Basha, sepse i pabesi nuk ka lidhje me besën.

Në Këshillin Politik Bashës i kanë hedhur një kockë bashkë me ndërkombëtarët, që të dukej sikur po lëshohej diçka. 

Po ta vini re, Edi Rama nuk e ka problemin vetëm tek Lulzim Basha. Sa herë ka një problem të komplikuar dhe Rama kërkon të zgjidhë diçka në favorin e tij, sulmon indirekt Sali Berishën, duke sulmuar djalin e tij. Ai del në plan të parë, sa herë që Edi Rama dhe mazhoranca ka për të zgjidhur një problem të vështirë. Pra, i bie derës, që të dëgjojë penxherja. Shantazhi është një nga elementët. 

Edi Rama sot bënte sikur i ka kundër ambasadorët, tha jemi vend sovran dhe marrim vendime vetë me Myslimin dhe Rudinën. Nuk jam naiv ta besoj këtë gjë, siç bënin disa portale të opozitës sot, sikur Rama ka sulmuar ambasadorët.“, tha Rakipi.

/TPZ.al/

INTERVISTA E PLOTË:

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne