Rama: Me modelin italian do të kishim 15 mijë të prekur, normaliteti s’do të jetë si përpara

Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë, për të mos u kthyer sërish në fillim, apo për të mos u bërë akoma më keq.

Duke marrë shembull skenarin italian, Rama tha se, nëse do të kishim vepruar si Italia sot do të kishim 15 mijë të prekur dhe rreth dy mijë të vdekur.

Po të marrim modelin italian do të kishim 15 mijë të prekur dhe do të na kishte sjellë 1995 të vdekur. E di që, njeriu nuk ngushëllohet shumë me atë që nuk ndodh. Mund të ndodhë shumë më keq se mund të kishte ndodhur. Ky është fakt. Normaliteti i ri nuk do të jetë si ai që kishim përpara.

Akoma më e rëndësishme është se duhet të kemi një sjellje të re në raport me sigurinë dhe duhet t’i imponojmë njëri tjetrit të gjitha ato kushte për të mos u kthyer aty nga ku ne dolëm deri tani me shumë sukses”, tha Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne