Rama në Asamble: Etiketohemi si qeveri arrogante, Kukësi ishte mësim, ligjet transparente me publikun

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një tjetër aspekt që duket se nuk e lë të pashqetësuar, kërcënimit që qeveria të etiketohet përfundimisht arrogante.

Ai është shprehur se Kukësi ishte një një mësim i madh për të kuptuar përgjegjësitë dhe për të mos përsëritur të njëjtin gabim duke mos i shpjeguar publiku qëllimet e reformave.

Jemi përballë kërcënimit që ne të etiketohemi përfundimisht si arrogantë, pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë, ta kuptojmë dhe ta ndajmë, cila pjesë e qeverisjes sonë cilësohet arrogante se është e drejtë dhe bëjmë reforma të dhimbshme dhe cila pjesë është padrejtësisht arrogante me njerëzit, këtë duhet ta ndajmë, Kukësi ishte mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, për të kuptuar çfarë nuk bëmë si duhet për të mos u përsëritur gabimi që duke u nisur për qëllim të mirë, pa e shpjeguar qëllimin të gjendesh përballë një reagimi që të lë në ballë etiketën e arrogantit. Që do të thotë ne nuk duhet të kalojmë më ligje të asnjë lloji pa i bërë me parë transparente për publikun, nuk është detyra e njerëzve të rrinë me celular në dorë që ti kërkojnë është detyra jonë ti nënvizojmë ca po bëjmë” – tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne