Rama për Erion Veliajn: Nuk e ka të gjatë, do të varet në pemë si shembull

Kryeministri i vendit është pyetur ditën e sotme në lidhje me marrëdhënien e tij me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, me të cilin diskutohet se relatat nuk janë dhe aq të mira së fundmi.

Rama me portret tepër serioz, por duke dhënë një përgjigje ironike ndaj gazetarit është përgjigjur se brenda PS-së ka komplot, dhe se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk do ta ketë të gjatë. “Ai mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet vetë pasi grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë”, u shpreh Rama.

“Po, ka komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë komplot lëvizje konspirative që synon gjëra shumë më të rënda që nuk i ndaj dot me ju, jemi duke menduar për një gjyq popullor dhe dënime të rënda, shumë të rënda, internime, dhe nuk diskutohet që koka është kryetari i bashkisë së Tiranës, ai është në krye të këtij komploti i mbështetur nga ish ministri i Brendshëm, ka edhe të tjerë por nuk ua them dot, dyshohet dhe për institucione të tjera në këtë konspiracion.. ka të dhëna që ka edhe studim shkencor të doktoreshës Kryemadhi për goditjen e qeverisë dhe më vjen keq që më kapët gafil por jam i detyruar ta pranoj.
Por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf’-tha Rama.

Përgjigjen e kryeministrit do të mund ta dëgjoni: 01:38:00.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne