Rama: Pres një tjetër çmenduri nga Meta, por flasim të hënën

Kryeministri Edi Rama refuzoi takimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ditën e enjte me argumentin se nuk kishte kohë pasi ndodhej në fushatë për zgjedhjet.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!” – shkruan Rama që më pas në Twitter bëri edhe një tjetër koment.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor #KrenarpërPS” – thotë Rama pa sqaruar se cila mund të ishte lëvizja e Metës./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne