Raporti i OKB-së për Gazën: Izraeli po kryen krime lufte

Komisioni i Pavarur i Hetimeve i Kombeve të Bashkuara deklaroi të hënën në një raport se ndërhyrja e regjimit izraelit ndaj palestinezëve në Marshin e Madh të Kthimit në Gaza, mund të konsiderohet si krim lufte.

Komisioni i Pavarur i Hetimeve i Kombeve të Bashkuara deklaroi të hënën në një raport se ndërhyrja e regjimit izraelit ndaj palestinezëve në Marshin e Madh të Kthimit në Gaza, mund të konsiderohet si krim lufte.

Që nga 30 mars 2018, palestinezët kanë filluar të organizojnë Marshin e Madh të Kthimit në Gaza. Si rezultat i përdorimit të plumbave të vërtet nga ushtarët izraelit kundër demonstruesve, 189 palestinez u vranë dhe më shumë se 6100 të tjerë u plagosën deri më 31 dhjetor.

Kryetari i Komisionit, Santiago Canton tha se forcat e armatosura izraelite kanë përdorur plumba të vërteta kundër protestuesve të paarmatosur, gazetarëve, punëtorëve shëndetësorë dhe fëmijëve. Komisioneri i Kombeve të Bashkuara, Kaari Betty Murungi po ashtu kërkoi nga autoritetet izraelite që të hetojnë këto krime kundër njerëzimit.

Nga ana tjetër, krimet e kryera nga Izraeli u shprehën edhe në një panel të organizuar nga Kombet e Bashkuara. Michelle Bachelet, Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, i është dhënë autorizimi për të raportuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në lidhje me krimet e kryera nga Izraeli.

Në anën tjetër, sipas lajmit të televizionit izraelit Kanal 7, Ministri i Jashtëm izraelit Yisrael Katz i dërgoi një letër ministrit të jashtëm të 26 vendeve, emrat e të cilave nuk ishin njoftuar dhe i paralajmëroi që të mos votojnë në favor të projektligjit për krimet e luftës së kryera nga Izraeli.

Burimi : T.News Agency / ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne