Shqiperia

Raporti i OSBE / Pronarët me interesa politike. Klan dhe Top Channel pozitivë me PS

Raporti paraprak për zgjedhjet i ka dhënë një shuplakë të fortë mediave shqiptare, mënyrës se si ato pasqyrojnë realitetin dhe sidomos pronarëve të tyre që për interesat ekonomike anojnë hapur politikisht. “Media nuk pati pavarësi dhe nuk i shërbeu informimit të publikut tha gjatë konferencës për shtyp shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Audrey Glover.

Ajo shtoi me gojën e saj se interesat e pronarëve që mbrojnë njërin krah politik ndërhyjnë në redaksi duke shkatëruar politikat e pavarura editoriale. Ndërsa në raportin e shkruar ku gjendet edhe një senksion që i kushtohet pasqyrimit të mbulimit mediatik të dy partive kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, thuhet se në edicionet e lajmeve në të gjitha mediat e monitoruara, PS-ja siguroi midis 29 dhe 34 % të hapësirës informative, ndërsa PD-ja qendon në kufirin midis 20 dhe 26 % të këtij mbulimi.

Por raporti bën dhe përcaktimet se nga anuan televizionet e mëdhenj: “Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, Neës 24, e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 është më neutral se mediat private, ku PS-ja u trajtua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral.”- shkruhet në deklaratë e misionit të OSBE-ODIHR.

Në fakt në këtë konstatim nuk ka asnjë surprizë. të gjithë e dijnë se kujt i shërbejnë televizionet e mëdha. Por ky ‘lajm” ka vlerë vetëm se vihet në gojën e OSBE ODHIR./lapsi

OPINIONE