Reagimi i autoriteteve amerikane ndaj përgjigjes raketore të Iranit

Sulmi raketor i gardës revolucionare të Iranit kundër pozicioneve të ushtrisë amerikane në Irak, ka ngjallur reagime të gjera në Uashington.

Pas sulmit të fortë të Iranit kundër bazës ushtarake terroriste amerikane Ajnul Asad në Irak, Donald Trump presidenti i Amerikës ka anuluar fjalimin e tij televiziv dhe mediat amerikane duke cituar funksionarët e Pentagonit, njoftuan shtyrjen e konferencës për shtyp të sekretarit amerikan të mbrojtjes.

Chris Murphy, anëtar i Senatit amerikan duke reaguar ndaj përgjigjes raketore të Iranit kundrejt krimit të forcave amerikane në asgjësimin e gjeneral Sulejmani ka thënë: Tani çështja qëndron që qeveria Trump të guxojë dhe pohojë se strategjia e shtimit të tensioneve me Iranin ka dështuar.

Rand Paul një tjetër senator amerikan në mesazhin e tij ka theksuar ndalimin e nisjes së një tjetër lufte të pafundme në Azinë Perëndimore.

Bob Menendez një tjetër senator amerikan ka deklaruar se Kongresi me padyshim do të përdorë kompetencat e tij kushtetuese për të kontrolluar seriozisht politikat e jashtme të vendit.

Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, pas sulmeve hakmarrëse të Gardës Revolucionare të Iranit në përgjigje të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, ka thënë se situatën do ta shqyrtojë nga afër. Pelosi gjithashtu ka theksuar domosdoshmërinë e ndalimit të veprimeve provokuese të qeverisë amerikane kundër Iranit dhe ka shprehur mbështetjen e saj në këtë çështje. Pelosi ka thënë: Amerika dhe bota nuk mund të përballojnë luftë.

John Kerry ish sekretari amerikan i shtetit të qeverisë Obama, pasi ka kritikuar politikat e jashtme të qeverisë Trump ka thënë: Është për tu habitur që kjo qeveri në vend të diplomacisë, nxiton për tu përballur dhe konfrontuar.

Stephanie Grisham, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë ka thënë: Donald Trump president i Amerikës është informuar mbi sulmin ndaj bazave të Amerikës në Irak dhe aktualisht po konsultohet me ekipin e sigurisë kombëtare.

Kate Lynn Collins, gazetar i CNN, në Shtëpinë e Bardhë ka raportuar mbi gjendjen e trazuar të presidentit amerikan dhe ekipit të sigurisë kombëtare dhe ka thënë: Ata janë në kërkim të specifikave të sulmit të Iranit.

Sot më 8 janar, Garda Revolucionare e Iranit në përgjigje të krimit të forcave agresore amerikane që çoi martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmanit në afërsi të aeroportit të Bagdadit ka sulmuar me dhjetëra raketa bazën Ajnul Asad në provincën Anbar në perëndim të Irakut. Një funksionar i gardës revolucionare ka bërë të ditur se në këtë sulm janë vrarë 80 ushtarë terroristë amerikanë dhe plagosur mbi 200 të tjerë. Forcat agresore dhe terroriste të ushtrisë amerikane ditën e premte më 3 janar me një sulm me dron në afërsi të aeroportit të Bagdadit, martirizuan gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne