Reagimi i Sionistëve ndaj vrasjes së Dëshmorit Fakhrizadeh

Disa minuta pas vrasjes së Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar i shquar bërthamor iranian pranë Teheranit, media e regjimit sionist raportoi për këtë çështje.

Qendra informative izraelite Intel Times duke cituar kryeministrin izraelit Netanjahu, shkroi: “Unë do të doja të ndaj me ju një listë të gjërave që bëra këtë javë. Është një listë e gjatë, por nuk mund të ndaj me ju çdo gjë”. Ky mesazh, nga këndvështrimi i disa mediave të regjimit sionist, ka qenë një referim i nënkuptuar dhe indirekt i këtij operacioni vrasjeje. Sipas mediave në gjuhën hebreje, operacioni i vrasjes ishte planifikuar dhe ndjekur prej disa muajsh. Kanali 10 i TV sionist  gjithashtu në një raport fillestar mbi këtë sulm terrorist, njoftoi: Mohsen Fakhrizadeh u qëllua për vdekje nga individë të panjohur në Teheran, kryeqyteti i Iranit. Ndërkohë, Kanali 7 i televizionit të regjimit sionist gjithashtu raportoi se Fakhrizadeh ishte babai i programit bërthamor të Republikës Islamike të Iranit, ndërsa sot disa individë të panjohur e qëlluan Fakhrizadeh direkt në kokë. Gjithashtu, përveç përsëritjes së informacionit të mëparshëm, kanali i 12-të i TV sionist shkroi: Vrasja e Fakhrizadeh shtohet në listën e gjatë të vrasjeve të shkencëtarëve bërthamorë iranianë që ishin bërë një sfidë e madhe në luftën kundër zhvillimit të programit bërthamor të Iranit. Kjo media pretendoi se vrasja e Fakhrizadeh mund të ishte një humbje e madhe për regjimin iranian pas vrasjes së Martirit Kasem Soleimani, komandant i Forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare Iraniane, e cila ndodhi Janarin e kaluar. Qendra e Kërkimit e Jeruzalemit gjithashtu në një raport njoftoi: sulmuesit kryen vrasjen e tyre nga një distancë shumë e afërt dhe truproja i tij personal u vra gjithashtu në këtë incident. Kanali 20 televiziv  sionist gjithashtu theksoi në një raport në lidhje me këtë, se ai ishte një shkencëtar i madh që e bezdisi shumë Izraelin. Ndërkohë, baza e informacionit e gazetës Ma’ariv theksoi se personi kryesor i ngarkuar me programin bërthamor të Iranit u vra në Teheran. Gazeta zbuloi në mënyrë implicite rolin e Izraelit në këtë drejtim, duke iu referuar deklaratës së Netanjahut se ai nuk mund të thoshte gjithçka. Qendra informative Ruter gjithashtu postoi një video që Benjamin Netanjahu ndau në Twitter ku thoshte: “A kemi paralajmëruar më parë për vrasjen e këtij shkencëtari?” Gazeta Haaretz, disa momente pasi u botua lajmi për këtë akt terrorist, duke iu referuar reagimit të Hosein Dehghan, shkroi: Këshilltari ushtarak i Liderit Suprem të Iranit premtoi t’i përgjigjej këtij veprimi duke dënuar përgjegjësit e këtij krimi. Dehkan shkroi në Twitter: Ne do t’i bëjmë ata të pendohen për atë që bënë. Haaretz shkroi se Fakhrizadeh ishte një fizikan bërthamor, i cili është babai i programit bërthamor të Iranit. Sipas raporteve të publikuara sot, ai i mbijetoi një atentati një vit më parë. Ai ka bërë një jetë të fshehtë për shumë vite, por emri i tij u njoftua në një fjalim nga kryeministri izraelit Netanjahu./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne