Reagon Koreja Veriore ndaj listës së terrorizmit

Koreja e Veriut e ka quajtur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur Korenë Veriore në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, “provokim serioz”, që e justifikon zhvilimin e armëve bërthamore.

Pas rikthimit të Koresë Veriore në listën e zezë të SHBA-së, agjencia qendrore e lajmeve të Koresë, ka thënë se Koreja e Veriut nuk ka ndonjë lidhje me terrorizmin dhe nuk iu bëhet vonë nëse “ SHBA na etiketon si vend terrorist apo jo”.

Transmetuesi shtetërorë po ashtu theksoi se “Koreja e Veriut duhet të mbajë në duar shpatën bërthamore” për të mbrojtur veten nga armiqësia amerikane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne