“Reforma Zgjedhore”, Gjiknuri: Nëse PD zgjedh nivel bilateral, jemi gati

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri foli për mediat pas mbledhjes me dyer të mbyllura të komisionit. Ai u shpreh se Partia Demokratike nuk ka sjellë asnjë propozim për çështjen zgjedhore.

“Ne i kemi kërkuar PD-së të gjejë çfarëdolloj forme komunikimi, ne jemi të gatshëm që ato propozime që janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it t’i marrim në konsideratë”.

Po kaq ai komentoi propozimin e opozitës, për një strukturë të posaçme për reformën zgjedhore, bërë në tryezën e organizuar nga OSBE/ODIHR. “Nuk është në autoritetin tim të merremi me strukturë të posaçme, por nëse në nivel bilateral PD zgjedh rrugë komunikimi, jemi të gatshëm ta marrim parasysh”.

Gjiknuri: “Natyrshëm që edhe çështja e sistemit zgjedhor, që kërkohet nga opozita jo parlamentare është pjesë e diskutimit. Do të adresohen me rekomandimet e OSBE ODIHR. E bëmë të qartë që çështja e sistemit apo vota e emigrantëve, do të duan më shumë kohë, si financimi apo reformimi i partive politike. Meqë ne nuk e kemi PD-në në tavolinë, këto çështje do t’i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, që çdo rekomandim të jetë i diskutuar për një konsensus të përgjithshëm.

Në çdo draft që do diskutojmë edhe ata kanë të drejtë për të bërë propozime, komente vërejtje, ashtu si shoqëria civile.

Ne kemi kërkuar PD të gjejë çdo lloj forme komunikimi me komisionin, edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Vetëm kuvendi do të miratojë Reformën Zgjedhore. Jemi gati që ato propozime, që janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, të merren në konsideratë”.

Lidhur me deklaratën e bërë nga vetë ai, se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga Komisioni nëse PD pranon të ulet në tryezë, Gjiknuri tha se kjo është tashmë një çështje e ezauruar dhe se PD ka objektiva të tjera./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne