Bota

Reuters: Objektivi i komitetit të luftës kundër korrupsionit, eliminimi i rivalëve të bin Selmanit

Pas arrestimit të disa zyrtarëve të lartë dhe princave sauditë të cilët akuzohen për korrupsion në Arabinë Saudite, agjencia Reuters thotë se qëllimi i arrestimit të tyre është eliminimi i rivalëve të fuqishëm të Muhamed bin Selman, trashëgimtar i fronit në Arabinë Saudite.

Agjencia Reuters i referohet shkarkimit të princit Mateb bin Abdullah i cili ishte kreu i gardës kombëtare, forcë me pozitë të lartë në Arabinë Saudite. Ndërkohë John Defterios, korrespodent i CNN-it, tha se spastrimi ishte pjesë e fuqizimit të pushtetit të Princit të Kurorës, që mesa duket do të lirohet prej rivalëve të tij. Sipas reporerit Defterios, ndryshimi në çmimet e naftës ka bërë që loja e biznesit të dobësohet. Kjo është arsyeja pse ata duan të diversifikojnë ekonominë dhe gjithashtu të bëjnë një përpjekje të guximshme për të çrrënjosur korrupsionin” tha John Defterios. Por ai nënvizoi se korrupsioni nuk ka gjasa të jetë arsyeja e vetme e këtij spastrimi radikal dhe të gjerë. “Ne nuk mund ta harrojmë faktin se Princi i Kurorës është i ri e pushteti i tij do të zgjasë për vite të tëra. Nuk është habi, që ai dëshiron të konsolidojë gradat përreth tij,” tha gazetari i CNN. Princi Mateb bin Abdullah, që është dhe ministri i shkarkuar i Gardës Kombëtare, dikur konsiderohej të ishte një konkurrent kryesor për fronin përpara emërimit të princit Muhamed Bin Selman dy vjet më parë. Që prej emërimit të tij, janë lehtësuar disa kufizime për gratë Saudite. Më herët Princi u zotua se do të shkatërronte “ideologjitë ekstremiste” në një përpjekje për të zhvilluar një Islam më të moderuar”./ PT

OPINIONE