Reuters: Shkrimtari i njohur botëror Paulo Coelho i bën thirrje Pahlavit që të shporret!

Shkrimtari i njohur brazilian, Paulo Coelho, përveç se ka kundërshtuar deklaratat e fundit të djalit të mbretit të arratisur iranian, Pahlavit, në lidhje me trazirat në Iran, iu është drejtuar atij, duke thënë: “Shporru, Savak (ushtria para Revolucionit) ka vdekur”!

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke ju referuar trazirave të fundit në disa qytete të Iranit, shkrimtari i njohur brazilian e ka rekomanduar Reza Pahlavin, djalin e mbretit të përmbysur të Iranit që të “shporret”.  Paulo Coelho, shkrimtar i njohur brazilian, në llogarinë e tij në Twiter ka komentuar në lidhje me deklaratat e djalit të mbretit të përmbysur dhe të arratisur të Iranit Mohamed Reza Pahlavi në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, i cili ka theksuar mbi nevojën e intensifikimit të përkrahjes së administratës amerikane për protestuesit në Iran. Ai në Twiter ka shkruar: “Shporru” Savak ka vdekur dhe nëse ti përsëri kërkon të bësh grusht shtet të njëjtë në Iran, sikur që CIA tentoi të bëj në vitin 1953 (1332),  populli iranian do të dalë në mbështetje të vendit të tij”. Coelho është një shkrimtar me famë botërore i cili është bërë i njohur me romanet e tij dhe është një aktivist shoqëror. Shkrimtari brazilian është ambasador i Paqes i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për varfërinë dhe dialogun kulturor që nga viti 2007.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne