Riarrestohen në Itali dy narkotrafikantë durrsakë

Policia e Milanos arrestoi 7 shqiptarë dhe 1 italian me akuzën trafik ndërkombëtar droge. Të arrestuarit jetonin që të gjithë në Komo. Policia italiane jep vetëm emrat e dy shefave të 2 organziatave të strukturuara kriminale. Ata janë durrsakët Seit Ajazi që njihet edhe me nofkën Idli dhe Agim Proshka, që thirret edhe me nofkën Boli. Ndër të arrestuarit është edhe një shtetas shqiptar 21 vjecar i lindur në Greqi, që mban pseudonimin Rocky Balboa. Të dy grupet kriminale kishin lidhje farefisnie e krushqie me njeri tjetrin. Arrestimet e sotme janë në vazhdim të arrestimeve të 23 narkotrafikantëve në shtator 2018. Agim Proshak së bashku me Edison Proshkën dhe Jurgen Verbovcin janë arrestuar edhe në shkurt 2018, kur ju kap edhe një sasi kokaine prej 17 Kg, që po dërgohej nga Holanda në Itali.

Këtyre 2  organizatavekriminale  janë provuar së paku 40 Kg. drogë te shitur me shumicë te shpërndarës të ndryshëm në sasi prej 100-200 gram në secilin rast. Këtyre organizatave kriminale iu kapën edhe armë: një revolver, një pistoletë gjysëm automatike, 2 mitraljeta (pistoleta automatike) dhe një sasi municionesh të kalibrave të ndryshëm./GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne