Rindërtimi/ Banorët e Krujës protestë para Bashkisë: Na u premtuan banesat e reja deri në nëntor, akoma s’kanë nisur shembjet

Banorët e Krujës kanë dalë në protestë para Bashkisë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Ata kërkojnë banesat e reja pasi kujtojnë se kryeministri Edi Rama u kishte premtuar që do i rindërtoheshin deri në nëntor.

‘’Na u premtua që do kishim banesat e reja deri në nëntor. Asnjë banesë akoma s’është shembur për t’u rindërtuar’’- thanë banorët.

Sipas tyre Rindërtimi ende s’ka filluar në Krujë pasi banesat ende s’janë shembur./Bw

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne