Roja Bregdetare turke shpëtoi 28 azilkërkues në Egje

Rojet Bregdetare Turke shpëtuan sot 28 azilkërkues në Detin Egje.

Duke vepruar në bazë të informatave paraprake, ekipi i shpëtimit arriti deri te azilkërkuesit të cilët ishin në një gomone që u detyrua të kthehej në ujërat territoriale turke nga Garda Bregdetare Greke.

Azilkërkuesit, që përfshiheshin shtetasit afganë, sirianë, palestinezë, irakianë, iranianë dhe kamerunezë, u shpëtuan në brigjet e Doğanbey në provincën Izmir.

Azilkërkuesit u dërguan në zyrën provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për azilkërkuesit të cilët dëshirojnë të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.

Turqia strehon rreth 3,7 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne