Roli i Palmer në marrëveshjen Kosovë-Serbi? DASH sqaron: Do të punojë ngushtë me Grenell për…

“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre”, i tha Radios Evropa e Lirë një zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar të enjten mbrëma ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e posaçëm presidencial për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin gusht të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar gjithashtu të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

DASH thotë se zoti Palmer do të punojë ngushtë me zotin Grenell për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall ndërhyrjeve të jashtme malinje dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe euro-atlantike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit, dërguar Radios Evropa e /balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne