Rrebeshe dhe temperatura deri në 39 gradë, si parashikohet të jetë java e parë e gushtit

Për ju që keni planifikuar të nisni pushimet në fillim të gushtit, planifikoni ku të relaksoheni pasi të jeni informuar mirë si parashikohet të jetë moti ditët e para të gushtit.

Sipas meteoalb, java e parë e gushtit pritet të jetë shumë e nxehtë, por nuk përjashtohen edhe rrebeshet e shiut në formën e stuhive.

“Java e parë e gushtit sjell temperature të larta në territorin shqiptar ku gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 – 36°C në zonat malore (maksimumet në Verilindje) ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore. Në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, Berat dhe rrethinat e tyre).

Përsa i përket tablosë së shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore”, sqaron meteoalb.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne