Rrëfimi i motrës së Eno Matës: E vërteta e vrasjes së avokatit grek

Atentati ndaj Eno Matës mbrëmjen e kaluar në fshatin Poro të Vlorës ku ai u plagos rëndë ndërsa u vra shoku i tij Sotiraq Mëhilli ka shkaktuar jehonë edhe në mediat greke. 22-vjeçari Mata njihet si një person me precedentë penalë, i akuzuar në shtetin helen si pjesë e grupit të shqiptarëve që vranë avokatin e njohur, Mihalesi Zafeiropoulos. Motra e Enea Matës, Iliana tha për mediat greke se kishte komunikuar me vëllanë dhe ai e kishte siguruar se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

“Për përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit e kam marrë vesh dje nga mediat. Para dy javësh më ka marrë në telefon. Me tha që jam djalë i mirë, mos u shqetësoni. Jam në fshat, rri e qetë. Gjithnjë kemi pasur frikë për të, pasi është pa lekë dhe pa përkrahje. Nëna jonë ka kombësi greke dhe ne kemi të gjithë dokumentet greke përveç Aleksandros (Enea). Ai nuk i mori dot sepse ishte arrestuar për grabitje. Ai nuk arriti të betohej kështu që ngeli shtetas shqiptar dhe menjëherë pas përfundimit të dënimit e shoqëroi policia në kufi dhe e lanë aty pa lekë.

I vunë ndalim hyrje për në Greqi. Ne na njoftuan shumë njerëz në Megalopoli qe në media shihnin fotografinë e Aleksandros. Ai ka ardhur në Greqi në klasë të dytë fillore. Ne kemi punuar punë të ndryshme duke pastruar shtëpi apo nëper magazina. Aleksandros dhe motra tjetër janë marrë dhe me sport dhe kane marrë shumë medalje, veçanërisht Aleksandros. Ai ka dalë i 5-ti në Greqi në 200 dhe 300 metra vrap. Ka qenë dhe futbollist shumë i mirë.

E ka kërkuar dhe AEK dhe Panionios për skuadrën e 20-vjeçarëve. E kërkonte dhe Astera por skuadra e tij nuk e linte dhe i kishte premtuar që do e linte kur të merrnin kupën e Greqisë dhe madje do e çonin dhe në Akademinë Sportive që ishte ëndrra e tij.

Në 2001 nëna jonë u sëmur me probleme të rënda shëndetësore dhe skizofreni. Nuk dimë nëse luajti rol kjo tek vëllai, por papritur çdo gjë ndryshoi. Ai nga tip që nuk pinte as Coca-Cola e as portokalladë te ambalazhuar, por vetëm të shtrydhur dhe fruta, filloi ta gdhinte natën e të bënte shoqëri të reja. Brenda pak muajsh ndodhen ato që ndodhen.

Nuk e di çfarë ndikoi. Ndarja e prindërve, fakti që se linin të ikte nga skuadra, diçka brenda tij që nuk e menaxhonte dot, se di. Ajo që ndodhi ishte si vdekje në shtëpinë tonë, por ne besonim tek drejtësia. Do dënohej për ç’ka bëri dhe do dilte tek të 30-at dhe do ishte prapë pranë nesh me një shans të ri. Në gjykatë kemi dëgjuar që ai bënte grabitje të çuditshme. Një herë kishte dhënë librezën e tij t’ja mbushnin se s’kishte para, një herë tjetër i pamaskuar përshëndeste nga kamera e sigurisë. Në gjykatë madje tha: “Doja të bëhesha i famshëm. Meqë nuk ma lejuan, u bëra vetë i famshëm.

Ka qenë i shtruar dhe në psikiatrinë e burgut Koridhalos. Nuk na kanë dhënë shumë shpjegime në Koridhalos, por dhe kur e çuan në burg tjetër ne nuk kishim mundësi ekonomike t’i shkonim dhe flisnim vetëm në telefon. Herë na thoshte më helmuan në kafe, herë kërkonte të ndërhynim ta çonin në spital, herë na kërkonte para për të ndihmuar një shok. Pastaj pas dy ditësh thoshte që ai vari veten dhe vdiq tek shkalla.

Kishte gjithnjë nevojë të ndihmonte dikë. Në një grabitje që bëri në Korintho, siç thanë dëshmitarët, vraponte dhe hidhte paratë në oborret e shtëpive. Në 8 vitet që ka qenë brenda, ne nuk kishim mundësi ta ndihmonim, nga ana mjekësore e kam fjalën. Për ne zëre se ka vdekur, po vuajmë vdekje të dytë në shtëpi. Se dimë si do e përballojë ai gjithë këtë situatë”, – tregoi e motra./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne