Rreziku për luftë bërthamore është më i larti që prej Luftës së Dytë Botërore, ndoshta është koha që të fillojmë t’i kushtojmë vëmendje

Albert Ajnshtajn tha njëherë: “Nuk e di se me çfarë lloj armësh do të bëhet Lufta e Tretë Botërore, por di që Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me hunj dhe me gurë”.

 

nga Darius Shahtahmasebi.

Debatet mbi çështjet emergjente si ndryshimet klimatike, kujdesi shëndetësor dhe varfëria globale do të serviren përfundimisht si të pakuptimta nëse neokonët e çmendur vendosin ta bëjnë botën të pabanueshme me nisjen e një luftë bërthamore.

Sipas Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë (Bulletin of the Atomic Scientists), Ora e Fundit të Botës do ende edhe 2 minuta që ta arrijë mesnatën, anomalinë e re. I zhgënjyer me këtë zhvillim të rëndësishëm e të varrosur për shumë kohë nën radarin e medias, drejtoresha e Institutit të Kombeve të Bashkuara për Kërkimet mbi Çarmatimin (UNIDIR) Renata Dwan ka folur hapur për kërcënimin e luftës bërthamore, duke e quajtur atë një çështje “urgjente” që bota duhet ta marrë më seriozisht.

Të flasim drejt, ne jetojmë në një botë ku njerëzit e marrin një çështje seriozisht vetëm atëherë kur atyre u thonë mediat që ta marrin seriozisht. Rreziku për luftë bërthamore nuk bën përjashtim, pavarësisht pasojave të tij katastrofike. Nëse dëshironi që njerëzit të kuptojnë kërcënimin e menjëhershëm që i paraqesin botës armët bërthamore, mediat do të bënin mirë që të fillonin të flisnin më shumë për këtë.

Sipas Dwan, të gjitha shtetet me armatim bërthamor janë në procesin e modernizimit të armëve të tyre bërthamore, i cili nga ana tjetër po ndryshon peizazhin e kontrollit të armëve. Ajo gjithashtu beson se kjo vjen pjesërisht për shkak të konkurrencës në rritje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Unë mendoj sinqerisht se është vërtet një thirrje për tu dëgjuar. Kjo ka qenë disi e munguar në mbulimin mediatik. Rreziku i luftës bërthamore është mjaft i lartë sot dhe rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, për disa nga faktorët që kam vënë në dukje, është më i lartë tani se sa në çdo kohë që prej Luftës së Dytë Botërore,” tha Dwan.

Si do të dukej një luftë bërthamore?

Albert Ajnshtajn tha njëherë: “Nuk e di se me çfarë lloj armësh do të bëhet Lufta e Tretë Botërore, por di që Lufta e Katërt Botërore do të luftohet me hunj dhe me gurë”.

Për të nisur një luftë bërthamore është të nisësh të paimagjinueshmen. Për fat të keq, e paimagjinueshmja është mëse normale në periudhën e Donald Trumpit, kështu që ne duhet të jemi edhe më vigjilentë mbi këtë çështje sesa kemi qenë zakonisht. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi qenë vigjilentë në kohën e Klintonit, Bushit dhe Obamës, ku të gjithë këta nisën luftra agresioni katastrofike pa pasur mbështetje ligjore.

Nëse Uashingtoni do niste një luftë bërthamore kundër Rusisë dhe Kinës, vetëm bombardimi vlerësohet se do të vriste të paktën 335 milionë njerëz brenda shtatëdhjetë e dy orësh (ky vlerësim është llogaritur në vitin 1962, që do të thotë se numri sot është më i lartë). Siç e shpjegoi njëherë Daniel Ellsberg, informues mbi situatat dhe ish-konsulent i Pentagonit, se këto vdekje janë thjesht fillimi:

“Në rregull, atëherë po pyes: Sa do të jetë numri i të gjithëve bashkë? Në pak ditë do kemi 100 milionë në Evropën Lindore, 100 milionë në vendet aleate të Evropës Perëndimore. Sido që të jetë drejtimi i sulmeve, do kemi edhe disa qindra 100 milionë në vendet fqinje, ato neutrale si Austria dhe Finlanda, apo dhe në Afganistan, Japoni dhe Indinë veriore. Pra do kemi gjithsej 600 milionë njerëz. Kjo diskutohej në një kohë kur popullsia e botës ishte 3 miliardë. Dhe këtu ishin nënvlerësuar edhe dëmet që llogariteshin sa njëqind Holokauste”.

Këto shifra nuk merrnin parasysh numrin e njerëzve që do të vdisnin gradualisht më vonë si rezultat i pasojave, të cilët ndoshta do ta tejkalonin sasinë e të vrarëve në sulm. Nëse qytete të tëra do të shkatërroheshin, kush do t’i trajtonte të plagosurit, do ti ushqente njerëzit e mbetur, do tu siguronte strehim dhe të ngjashme?

Nëse të djathtët mendojnë sot se kriza e refugjatëve është e keqe, ata duhet të bëjnë çmos që një katastrofë e tillë të parandalohet dhe të mos ndodhë kurrë. Pavarësisht nga këto shifra të mallkuara, një sondazh i kryer në vitin 2017 tregonte se shumica e amerikanëve, për aq kohë sa do shpëtoheshin jetë amerikanësh, do ta miratonin një sulm bërthamor kundër një shteti kundërshtar si Irani ku gjatë procesit do vriteshin 2 milionë civilë.

Siç duket, armët bërthamore nuk janë më tabuja që ka ekzistuar pas tmerreve të sulmeve amerikane në Hiroshima dhe Nagasaki. Siç e pranon hapur edhe Brian Toon, profesor i shkencave atmosferike në Universitetin e Kolorados, njerëzit sot nuk po përballen me faktet.

“Ata mendojnë se armët bërthamore janë vetëm bomba të mëdha që hedhin në erë shumë njerëz. Pa marrë në konsideratë mënyrën se si një konflikt bërthamor, madje edhe një ‘i vogël’ që përfshin rreth 10 përqind të arsenalit amerikan, mund të helmojë miliona burra, gra dhe fëmijë, dhe do ta ndryshonte klimën në atë masë sa të vriste urie qindra miliona,” tha profesori.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur armë bërthamore për dekada me radhë

Ish Sekretari i Shtetit nën Donald Trumpin, Rex Tillerson, thuhet se dikur e quajti Trumpin një “trap të çmendur” pasi Presidenti kishte thënë tri herë gjatë një takimi: “Nëse kemi armë bërthamore, pse nuk i përdorim ato?”

Kur kjo propozim i tillë ju prezantua Daniel Ellsbergut gjatë një interviste për Democracy Now!, Ellsberg deklaroi se nuk është çështja nëse Trump mund ti përdorë ose mund të mos i përdorë armët bërthamore, ai tashmë nuk e diskuton më këtë.

“Nuk është një çështja se a mundet presidenti që t’i përdorë ato,” tha Ellsberg. “Ai po i përdor ato sikurse ju përdorni një armë në drejtim të dikujt gjatë një konfrontimi, pavarësisht nëse e tërhiqni këmbzën apo jo… si në NATO. Po mendoja për fjalët e njërit prej komandantëve tanë kur tha, ‘Oh, ne i përdorim armët çdo ditë, çdo orë të ditës’, gjë që është e vërtetë. Ato i kemi në brez”.

Kjo nuk është një çështje pakujdesie e Donald Trumpit kundrejt një lideri të paparashikuar të Korese së Veriut. Ne duhet të kemi parasysh se në të gjithë këtë aktualitet, SHBA e ka përdorur për dekada me radhë shpërndarjen e arsenalit të saj bërthamor në arritjen e qëllimeve të veta.

Në rastin e Irakut dhe Libisë, shumica e kundërshtarëve të Uashingtonit kanë arritur në përfundimin se këto vende nuk u sulmuan për shkak se kishin armë të shkatërrimit në masë apo se paraqisnin ndonjë kërcënim të rëndë për botën – por për faktin sepse nuk i kishin.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, “Kriza libiane po i mëson komunitetit ndërkombëtar një mësim të hidhur”, pasi vendimi i Libisë për braktisjen e programit të saj të armëve në vitin 2003, që u përshëndet nga George W Bush, ishte “një taktikë pushtimi për çarmatosjen e vendit “.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kërcënimet e kohëve të fundit të Trumpit ndaj Iranit, ku më i fundit ishte kërcenimi i tij në llogarinë e tij famëkeqe në Twitter: “Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky ka për të qenë fundi zyrtar i Iranit.” Ky nuk është një bullist shkolle që kërcënon me dhunë një fëmijë të dobët. Ne të gjithë e dimë se kujt i referohet ai. Duke parë se Irani nuk ka armë bërthamore, çdo historian që do mbijetojë do të kujtojë se kush e drejtoi botën drejt holokaustit bërthamor.

Me Presidentin e tanishëm që mban të veshur brezin shpërndarës së armëve bërthamore dhe me këshilltarë të çmendur sikurse Boltoni, ndoshta paralajmërimet e Renata Dwan dhe Buletinit të Shkencëtarëve Atomik do duhet që të merren parasysh. Siç tha dhe ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov vetëm dy vite më parë:

“Në botën moderne, luftërat duhet të bëhen të jashtëligjshme, sepse asnjë nga problemet globale me të cilat po përballemi nuk mund të zgjidhet me luftë – as varfëria, as mjedisi, emigrimi, rritja e popullsisë dhe pakësimi i burimeve natyrore”.

Ndërkohë, mburoja më e mirë që ne kemi është shpresa që zyrtarët të mbajnë premtimin e tyre për mosbindje ndaj një rendi presidencial që nis sulme bërthamore./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne