Shqiperia

Rritet bilanci i të vdekurve, ndërpriten kërkimet në Thumanë, në Durrës vijojnë pa ndërprerje

Grupet e kërkim-shpëtimit rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë nxjerrë nga rrënojat tre trupa të tjerë të pajetë në Thumanë, duke e çuar bilancin tragjik në 40 të vdekur dhe mbi 600 të tjerë të plagosur.

Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit ku janë të angazhuar ekipet shqiptare dhe ndërkombëtare është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja ndërkohë në Durrës puna vijon me intensitet të lartë.

Kryeministri Edi Rama theksoi në mbledhjen e sotme të qeverisë se çdo familje e prekur do të trajtohet me solidaritet dhe vëmendje maksimale./ tpz

OPINIONE

INTERVISTA