Rritet numri i viktimave nga uragani Dorian

Uragani Dorian, i cili goditi ishujt Bahama në Oqeanin Atlantik me fuqi të kategorisë 5, shkaktoi humbje të jetëve të njerëzve dhe dëme të mëdha.

Zyrtarët e Bahamas, ku vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit, njoftuan se numri i të vdekurve u rrit në 7 dhe se ekziston shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave.

Ndërkaq Kryeministri i ishujve Bahama, Hubert Minnis bëri të ditur se janë dëmtuar rreth 60 për qind të godinave përreth portit Marsh.

Uragani Dorian është regjistruar si uragani më i fuqishëm që ka prekur këtë rajon deri më tani.

Uragani, i cili ka rënë në Kategorinë 2, po shkon drejt Floridës, Karolinës së Jugut dhe Veriut në anën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA-së paralajmëron se uragani Dorian është ende një kërcënim dhe se shpejtësia e uraganit ra në 177./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne